E Diel, 1 Nëntor 2026

Inter-Barcelona, një biznes që prodhon 14 milionë euro

Ekonomia

Në këtë periudhë të krizës ekonomike, ekonomisë milaneze i vjen në ndihmë futbolli. Vetëm prej ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League ndërmjet Interit dhe Barcelonës, që do të luhet sot në stadiumin “Meaca”, kryeqendra e krahinës së Lombardisë do të përfitojë rreth 14 milionë euro të ardhura nga turizmi. Kjo është shifra e publikuar nga një studim i Dhomës së Tregtisë së Moncës dhe Briancas, sipas të cilit pjesa më e madhe e të ardhurave do të vijnë nga bizneset që lulëzojnë gjatë ardhjes së turistëve: 3 milionë euro do të jenë të ardhura nga “shooping”-u, 4,6 milionë euro nga konsumi i ushqimeve në restorante dhe 4 milionë euro nga fjetja në hotele. Sipas të njëjtit studim, Liga e Kampioneve, duke përfshirë këtu të gjitha ndeshjet që kanë luajtur në shtëpi dy skuadrat milaneze ka prodhuar të ardhura turistike që shkojnë deri në 80 milionë euro.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›