E Diel, 1 Nëntor 2026

Garë teatrosh në festivalin "Apollon"

 

Kanë nisur ethet e garës në festivalin e aktimit "Apollon", në Fier. Natën e parë të festivalit u ngjitën në skenë trupa e teatrit "Bylis" të Fierit me komedinë e Bashkim Kozelit "Si rruar, qethur", ku interpretimi i një ansambli perfekt të aktorëve u duartrokit fort. Nata e dytë vijoi me shfaqjen e trupës e teatrit Kombëtar të Tiranës me "Filumena Marturano" me regji të Albert Mingës, e në vazhdim Festivali pasurohet me me trupën e Mantovës së Italisë, për të vijuar me dramën "Dejzilen" të trupës Kombëtare të Prishtinës, me atë rumune, maqedonase, dramën "Ditari i një të çmenduri" të trupës teatrore "Petro Marko" të Vlorës, dramën "Sonte jam vetëm" të Teatrit të Babës së Kosovës dhe po këtë mbrëmje ndarja e çmimeve "Apollon". Pas debutimit të të gjitha trupave dhe aktorëve do të ndahen 5 çmime. Juria e festivalit përbëhet nga aktorja Ema Andrea, regjisori rumun Kristian Paker dhe kritiku Adriatik Kallulli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›