Ligjet, “harrohen” premtimet programore
Raporti nënvizon se partitë politike i janë përmbajtur shumë pak premtimeve të tyre programore gjatë këtij legjislacioni në hartimin e ligjeve. "Për sa i takon qasjes së mënyrës së votimit të nismave ligjore me premtimet zgjedhore, nga monitorimi i 161 çështjeve gjatë seancave plenare, rezulton se Partia Demokratike përmes grupit të saj parlamentar ka arritur të qasë me platformën e saj elektorale 32 nisma ligjore nga 161, dmth 19% të totalit të ligjeve, një shifër kjo më e madhe se 16% e sesioni të kaluar, por gjithsesi tepër e ulët për një parti që ka maxhorancën parlamentare", citohet në raport. Ndërsa grupi parlamentar i PR-së ka arritur të kthejë në ligje vetëm 32.1% të premtimeve, krahasuar me një vit më parë.