E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali Muzikor i Tiranës, shpall fituesit

 

Tre bursa studimi për tre studentët më të mirë të Akademisë së Arteve u ndanë mbrëmjen e së martës, në edicionin e katërt të festivalit "Tirana Music Festival 2009", organizuar nga Academia Musicale di Umbria dhe Akademia e Arteve. Studentët Ledian Semini në kitarë, Fjorda Veizaj në piano dhe Edison Zurbo në klarinetë do të shfrytëzojnë bursat e studimit për tre muaj në Perugia, (Itali) pas përzgjedhjes nga një juri e përbërë nga Luigi Tangalleri në piano, Claudio Piastra në kitarë dhe Piero Vincenti në klarinetë. Në koncertin final të festivalit "Tirana Music Festival 2009" në Akademinë e Arteve interpretuan pjesmarrësit më të mirë të Master-klasave, si, Era Caushi, Ledian Semini, Fjorda Veizaj, Alfred Bushi, Iona Karasani, Klaudia Mehilli, Ali Nerjaku, Edison Zurbo, etj., që luajtën në piano, kitarë dhe klarinetë pjesë nga Brahms, Chopin, Mozart, Milde, Mendelssohn, Albeniz dhe Turina.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›