E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano, vetëm 6 herë në Parlament

 

BLEDAR HOTI

Ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano, është deputeti që ka marrë më pak pjesë në seancat parlamentare. Sipas raportit të katërt monitorues të skuadrës "Unë votoj" të shoqatës "MJAFT", ish-kreu i PS-së është deputeti më pak aktiv në seancat parlamentare, duke marrë gjithsej fjalën 6 herë, në 161 seancat parlamentare të zhvilluara nga janar-dhjetor i vitit 2008. I dyti në listë renditet deputeti i pavarur, Taulant Dedja, me 54 pjesëmarrje në seanca nga 161 që janë kryer gjithsej. Në fakt deputeti Dedja është duke kryer doktoraturën jashtë shtetit. Ndërsa përfshihen krerët e partive politike, si Fatmir Mediu i PR-së, Nard Ndoka i PDK-së, Ilir Meta i LSI-së, Vangjel Dule i PBDNJ-së, Skënder Gjinushi i PSD-së dhe Paskal Milo i PDS-së. Raporti i skuadrës "Unë votoj" ka listuar edhe ata deputetë që kanë qenë të zellshëm, duke marrë pjesë në të gjitha seancat parlamentare, ose duke munguar në një ose pesë seanca gjithsej, që ka pasur gjatë vitit 2008. Nga lista e deputetëve të bie në sy se pjesa më e madhe vijnë nga maxhoranca. Mungesa e kuorumit të votave ka detyruar deputetët e maxhorancës që të jenë në votimin e projektligjeve. Nga 20 deputetët e listuar, vetëm një i takon opozitës. Ajo është socialistja Rajmonda Stefa, e cila nga 161 seanca gjithsej ka marrë pjesë vetëm në 156. Ndërsa një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe atyre deputetëve që nuk kanë aktivë, duke mos folur në asnjë prej seancave parlamentare. Gjithsej janë nëntë deputetë: Fatos Nano, Flori Bajramaj, Taulant Dedja, Hamit Kosta, Gali Ramadhi, Genc Sharku, Bukurosh Stafa, Ymer Tola dhe Mevlan Xhindoli. Ndërsa në top listën e deputetëve që kanë folur më shumë në seancat parlamentare janë Erjon Braçe i PS-së, Valentina Leskaj e PS-së, Nikollaq Neranxi i LSI-së, Taulant Balla i PS-së, Arben Malaj i PS-së, Petro Koçi i PSV 91, Dashnor Sula i PD-së dhe Genc Ruli i PD-së. "Kemi vënë re një përmirësim të sjelljes individuale të deputetëve, të cilët më parë janë paraqitur problematikë. Por kemi vërejtur një përkeqësim të performancës së institucionit të Parlamentit. Ku mund të përmendimin përkeqësim të Etikës Parlamentare, i angazhimit të deputetëve në diskutimin e projektligjeve, mungesën e sanksioneve kundrejt shkeljeve, duke legjitimuar kështu shtrembërimin e përfaqësimit dhe të besimit qytetar", thuhet në deklaratë për paraqitjen e këtij raporti.

TE DHENAT PER DEPUTETET

Deputetët me më pak prezenca në seanca
Fatos Nano         6-161
Taulant Dedja         54-161
Ilir Meta            67-161
Vangjel Dule        72-161
Shpëtim Idrizi        74-161
Nikollë Lesi        82-161
Tom Doshi        82-161
Ndricim Babasi        93-161
Fatmir Mediu        94-161
Nard Ndoka        94-161
Skënder Gjinushi         98-161
Ben Blushi        100-161
Hamit Kosta        102-161
Dritan Prifti        107-161
Hajrulla Paturi        112-161
Piro Lutaj        113-161
Elmaz Sherifi        114-161
Paskal Milo        114-161
Leonard Solis        117-161
Sadri Abazi        117-161

Deputetët që kanë marrë pjesë më shumë në seanca
Engjëll Cara            161-161
Parid Teferici        161-161
Dashnor Sula        161-161
Safet Sulaj        161-161
Fatos Hoxha        161-161
Genc Sharku        161-161
Gjovalin Prenga        161-161
Galip Ramadhi        161-161
Rrahim Kaleci        161-161
Besnik Bisha        160-161
Mehmet Xheka        160-161
Blerim Cela        159-161
Astrit Patozi        159-161
Engjëll Cara        158-161
Ilir Bano            158-161
Astrit Bushati        156-161
Aurel Bylykbashi         156-161
Gëzim Karapici         156-161
Rajmonda Stefa         156-161
Baki Shehi              155-161

Deputetët që nuk kanë folur në seanca
1        Flori Bajramaj
2        Taulant Dedja
3        Hamit Kosta
4        Fatos Nano
5        Galip Ramadhi
6        Genc Sharku
7        Bukurosh Stafa
8        Ymer Tola
9        Mevlan Xhindoli

Deputetët që kanë folur më shumë në seanca
1          Erion Braçe
2          Pëllumb Xhufi
3          Valentina Leskaj
4          Nikollaq Neranxi
5          Arben Malaj
6          Taulant Balla
7           Dashnor Sula
8           Petro Koçi
9           Genc Ruli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›