Gareth Bale drejt Real Madridit?

Talenti uellsian i Tottenhamit, Gareth Bale, sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Realit të Madridit. Kështu thonë mediat britanike, të cilat e bëjnë kalimin e uellsianit tek madrilenët një fakt të kryer. Tashmë është vendosur edhe çmimi i kartonit të tij, që është 30 milionë euro.
Drejtuesit e Tottenhamit dhe trajneri Redknapp kanë theksuar se Bale nuk do të largohet, por duket se tashmë ata janë dorëzuar përballë një oferte të tillë, por dhe vetë dëshirës së lojtarit, i cili kërkon që të largohet në një klub më të madh.