Pato: Jam i lumtur te Milani

Alexandre Pato thotë se ai është i lumtur te Milani, pavarësisht kritikave të fundit.
Pato është përplasur në fushë me bashkëlojtarët e tij dhe ka dështuar të tregojë formën më të mirë që kur është rikthyer nga dëmtimi. Por ai thotë se është i lumtur që luan për Milanin.
“Të luaj si sulmues i parë është diçka që më pëlqen dhe mendoj se do t`ia dal mirë në këtë rol, por do të bëj gjithçka çfarë kërkon trajneri, si për ekipin kombëtar po ashtu edhe për Milanin”, ka thënë Pato, i cili sonte është në Paris për ndeshjen miqësore kundër Francës.
“Të luaj prapa sulmuesve për Brazilin? Kam një trajner i cili beson në mua, dhe madje edhe Allegri beson në mua, prandaj varet se si luajmë. Jam i lumtur, gjithmonë jam i lumtur, vetëm duhet të stërvitem dhe të ndjehem komfort”, ka shtuar braziliani.