E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halilhodzic, trajneri i ri i Algjerisë

Vahid Halilhodzic është emëruar trajneri i ri i kombëtares algjeriane të futbollit.
Tekniku boshnjak ka firmosur me federatën algjeriane një kontratë tre vjeçare duke filluar nga korriku.

Halilhodzic, 59 vjeç, ish trajner i Bregut të Fildishtë, do ketë nën urdhërat e tij një staf algjerian dhe do të drejtojë “Dhelprat e shkretëtirës” që prej ndeshjes së ardhshme kundër Tunizisë.

Halilhodzic zëvendëson Abdelhak Benchikha, i cili dha dorëheqjen më 5 qershor pas një humbjeje të rëndë kundër Marokut.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›