Reyes nuk shkon në Galatasaray

Nga Express më 22 qershor 2011 në ora 18:28
Atletico Madrid e ka refuzuar ofertën e Galatasarayt për Antonio Reyes, pas mbledhjes që u mbajt të martën mbrëma në Sevilla në mes të menaxherit të lojtarit, Mariano Aguilar dhe drejtorit sportiv të klubit spanjoll, Jose Luis Perez Caminero.
“Të dyja palët kanë vendosur që ta refuzojnë ofertën e Galatasarayt”, njofton klubi madrilen përmes ueb faqes së vet zyrtare. Atletico Madrid konfirmon se nga klubi i Stambollit ka pranuar ofertë edhe për sulmuesin Diego Forlan.
Ndërkohë, mbrojtësi Tomas Ujfalusi veç është transferuar te gjiganti turk.