E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garuli: Dako po pengon portin e peshkimit

Këshilltari i Ministrit të Mjedisit, Aleksandër Garuli , ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dakon se po pengon ndërtimin e portit të peshkimit. Sipas Garulit leja e sheshit për ndërtimin e këij porti është miratuar nga bashkia e Durrësit që në maj të vitit 2004 , ndërkohë që bashkia e Durrësit duhet të miratojë dhe lejen e ndërtimit . Aleksandër Garuli ka theksuar se qyteti i Durrësit po rrezikon të humbasë një investim prej 15 milionë dollarësh.
Sipas këshilltarit të ministrisë së Mjedisit Aleksandër Garulit , ky reagim i kryebashkiakut të Durrësit , mund të jetë për interesa politike .

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›