METE-Politekniku, formosin marrëveshje bashkëpunimi
Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi midis ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Dritan Prifti me rektorin e universitetit Politeknik të Tiranës Jorgaq Kacani. Marrëveshja konsiston në dhënien e asistencës së profesorëve në projekte të ndryshme. Ministri Prifti u shpreh se ky universitet ka specialistë të cilët mund të japin ndihmë të në realizimin e projekteve.
Ndërkohë që rektori Kacani shprehu vlerësimin për nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe ndihma e parë sipas tij do të jetë që në momentin e plotësimit të pyetësorit që kërkon BE-ja.
Në nënshkrimin e marrëveshjes morën pjesë dhe dekanët e këtij fakulteti. Pritet që pas kësaj marrëveshje, shumë prej specialistëve të këtij Fakulteti të japin vlerësime dhe analiza në projekte të ndryshme të kësaj ministrie.