"E shohim botën si ti", slogani i ri i AMC

“E shohim botën si ti” është slogani i ri i kompanisë AMC e cila e prezantoi filozofinë e komunikimit para mediave në një ambient festiv. AMC, me mesazhin “E shohim botën si ti”, mbështetet në filozofinë e saj të orientimit drejt abonentit, për të ofruar tarifa dhe oferta të leverdishme, shërbim të dedikuar ndaj abonentëve si dhe përdorim të teknologjisë më të fundit me të cilën kjo kompani operon në treg.
"Në një treg të maturuar dhe kërkues, ku depërtimi i telefonisë celulare
e kalon shifrën 100 %, AMC e “shikon” botën me sytë e abonentëve të
saj, kupton nevojat e tyre dhe përgjigjet me fleksibilitet dhe mprehtësi
komerciale. Kështu ofron produkte konkurruese, shërbime të përparuara
dhe shërbim cilësor ndaj abonentit", thote Stefanos Oktapodas, Drejtori i
Përgjithshëm i AMC.
AMC paraqet reklamën e re të saj, ku jepen pamje nga jeta e përditshme,
të vrojtuara nga këndvështrime të ndryshme. Disa njerëz janë më të
lidhur me muzikën, disa me filmat, disa me sportin, disa me
teknologjinë. Reklama e re televizive është xhiruar në Afrikën e Jugut.
Muzika e përdorur gjatë kësaj reklama i përket grupit Ten Years After
dhe titullohet “I’d love to change the world”.
Adi Darsi
< I mëparshmi