E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria ekonomike, Bode: Problem korrupsioni, prona dhe puna

Korrupsioni, liria e pronës dhe liria e punës janë identifikuar si tre problemet e mëdha për lirinë ekonomike në Shqipëri. Këtë fakt të raportit vjetor global të lirisë ekonomike të fondacionit Heritage, që konfirmon një përmirësim të ndjeshëm për Shqipërinë e ka evidentuar ministri i Financave Ritvan Bode.

"Ceshtja e prones, ceshtja e korrupsionit dhe tregut te punes jane nen
mesataren e te gjithe globit. Do te deshironim shume te ishim perpara
dhe ne ato tre tregues ku ne jemi nen mesataren e vendeve te tjera, dhe
per te cilat kemi progres ne 2009, por kjo eshte e verteta", tha Ridvan
Bode, ministria e Financave.

I pyetur nga gazetarët ministri i financave ka folur edhe për futjen e
vendit në tregun e eurobonove. Fjala është për rreth 300 milion euro që
do të emetohen që këtë vit. "Shqiperia futet gradualisht me kete akt, pjese perfundimisht e tregut
financiar boterore duke ofruar nje prerje eurobondi shume te
pershtatshme per ta marre ne kohe sa me optimale qe mund te shkoje deri
ne dhjete vjet, dhe duke e marr me nje norme interesi po ashtu te
pershtatshme", vijoi Bode. Bode foli në një konferencë shtypi pas daljes së raportit të lirisë
ekonomike i cili e vendoste Shqipërinë për këtë tregues në vendin e 53
në botë.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›