Ne zgjedhjet e 8 majit Perfaqesim i minoritetit ne dy forca politike

Minoriteti grek ne Shqiperi ne zgjedhjet vendore konkuron ne aleance me dy koalicionet e medha Aleanca per qytetarin te maxhorances qeverisese dhe Koalicioni per te ardhmen te opozites.
Bien shanset e perfaqesimit te minoritetit ne pushtetin vendor
Kur kane mbetur me pak se njezet dite nga zgjedhjet per pushtetin vendor ne Shqiperi minoriteti grek gjendet ne situaten me te pafavorshme te perfaqesimit ne keto njezet vitet e demokracise shqiptare. Kjo situate eshte produkt direkt i faktoreve te brendshem qe e kane cuar votuesin minoritar ne dilema te veshtira perzgjedhjeje. Ne Gjirokaster Sarande e Delvine dy partite e minoritetit Mega dhe PBDNj jane rreshtuar e para ne koalicion me Aleanca per qytetarin te mazhorances qeverisese dhe PBDNJ me Koalicioni per te ardhmen te opozites. Vetem ne bashkine e Himares nuk do te kete koalicion pasi PS PD PBDNj dhe Mega do te kene kandidatet e tyre. Perfaqesimi minoritetit ne dy forca politike i pjeseton se paku me dy shanset e minoritetit per perfaqesim ne pushtetin vendor.
Analisti Panajot Barka veren sehellip Situata tani behet akoma me e keqe per arsye se kemi nje fenomen percarjeje. Ky eshte nje realitet shume i dhimbshem per minoritetin grek. Kemi pra nje vullnet te minoritetit etnik grek per te siguruar nje udheheqje efikase politike e me shume kembengulje per te drejtat e saj e nje realitet ne udheheqjen politike perplasjeje e percarjeje per te mbisunduar e per te ruajtur statukuone e deritanishme te njerit ose te tjetrit krah. Kryetari PBDNJ per rrethin Gjirokaster Kristaq Lengo e pohon kete realitet kur thote se partia qe perfaqeson do kete kandidate per kryetare komune e bashkie vetem ne kater komuna hellip subjekti yne politik ne keto zgjedhje vendore paraqitet me kandidate per kryetare komune ne kater komuna te rendesishme. Ne gjithashtu ne zgjedhje mbeshtetemi nga koalicioni Aleanca per te ardhmen dhe ne komuna e bashki ku nuk kemi kemi kandidate per kryetare komune e bashkie mbeshtetim kandidaturat e Aleances per te ardhmen.
Ndarje e minoritetit ne dy kampe
Nje nga perfaqesuesit e grupimit tjeter politik Mega Pirro Qiqi fajeson per kete realitet PBDNj qe zhgenjeu shpresat e minoritetit e sipas tij nga kjo hellipdo te arrije momenti qe asnje perfaqesues i minoritetit te mos jete as ne pushtetin vendor por edhe kur te behen zgjedhjet politike te mos kete perfaqesim edhe ne instancat me te larta te shtetit shqiptar.
Ish kryetari i organizates Omonia sot pedagog e njeheresh politolog
Jani Jani kerkon permes nje apeli nje ribashkim mbi baza etnike ne perfaqesimin e minoritetit pasi sipas tij hellipeshte e drejta jone morale per te patur kandidatet tane. Te shofim fuqine tone elektorale nje fuqi elektorale qe kryesisht eshte e perqendruar ne zonat e Gjirokastres te Sarandes e te Delvines. Por pavaresisht ketij apeli per shkak te percarjes brenda rradheve te tij ne zgjedhjet e 8 majit qe jane ne prag minoriteti grek ne Shqiperi i ka ulur ndjeshem mundesite e shanset e perfaqesimit ne pushtetin vendor.
Autor Odise Kote
Redaktoi Angjelina Verbica