Serbia Mirenjohje afrikaneve per mosnjohjen e Kosoves

Gazeta Neue Zuumlrcher Zeitung analizon korrektesen ne marredheniet e Serbise me vendet afrikane nisur nga nje shkarje ne fjalorin politik
Ne Ballkan...kerkimi personal i faljes eshte inekzistent ne fjalorin politik. Por kjo mund te ndryshoje.
Kur para pak kohesh politikani opozitar liberal Cedomir Jovanovic sulmoi ne parlament ministrin e Jashtem te Serbise Jeremic ai u shpreh ne vend qe te interesohej per fatin e tmerrshem te civileve ne Libi ministri i Jashtem viziton i patrazuar kanibalet ne Afrike. Askush nuk reagoi. Koloriti gjuhesor eshte dicka e zakonshme per Cedon vazhdimisht te zemeruar. Por ata qe reaguan ishin nje grup ambasadoresh afrikane te drejtuar nga algjeriani Abdelkadr Mesoua me indinjate u regjistrua kjo deklarate raciste dhe me zhgenjim u konstatua qe deklarata nuk u pasua nga nje denim zyrtar. Atehere Ministria e Jashtme e Serbise nisi te punoje.
Ministri dha siguri se Jovanovici nuk perfaqeson pikepamjen e Serbise. Perkundrazi Serbia u eshte mirenjohese miqve afrikane qe nuk e kane njohur Kosoven.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Cedomir Jovanovic LDP
Tani te gjithe i hodhen syte nga Jovanovici. A do te kerkonte falje ai Natyrisht qe jo. Ne vend te kesaj pasuan deklarata me kanibale ai nuk ka pasur parasysh popujt e Afrikes por diktatore si kongolezin Kabila te cilin e kishte vizituar ministri i Jashtem.
Por afrikaneve kjo nuk u mjaftoi. Edhe pasi Jovanovici shprehu keqardhjen ne biseda koke me koke Mesoua insistoi per nje falje publike. Kjo me ne fund ndodhi dhjete dite pas shkarjes verbale. Pse e pati kaq te veshtire Jovavonici te kerkoje falje Sociologu Jovo Bakic e shpjegoi ne kulturen politike vendase nje kerkim faljeje shihet gjithmone si shenje dobesie.
Ndersa ne shkrimin Piramida e Tiranes gazeta Neue Zuumlrcher Zeitung nder te tjera vecon
Piramida e Tiranes keshtu quhet ndertesa ne qender te Tiranes te terheq vemendjen ne radhe te para per mendjemadhesine arkitektonike ekspozimin e arrogances se pushtetit politik dhe mungesen e cdo elegance... Qeveria planifikon qe ta rrezoje ndertesen dhe ne vend te saj te ndertoje nje parlament te ri. Ndertesa me nje siperfaqe thuajse 30 mije metra katrore i sherben aktualisht vetem nostalgjise se Hoxhes eshte argumenti qe jepet. Me ndertimin e parlamentit te ri eshte ngarkuar Zyra Vjeneze e Arkitektures Coop Himmelblau. Zyra me emer planifikon si salle plenare nje sfere te xhamte...
Por po formohet rezistence kunder rrezimit te piramides. Ndertesa ben pjese ne trashegimine historike te kryeqytetit dhe duhet te ruhet argumentojne kritiket ku pervec arkitekteve bejne pjese edhe socialiste opozitare. Qe tani jane organizuar peticione per shpetimin e piramides. Nese ato do te kene sukses kjo do te ishte pozitive vetem per nje shkak ne menyre me bindese as zyra me e mire arkitekturore nuk mund te ndertoje nje permendore kunder rreziqeve te totalitarizmit sa ce ben kete ndertesa qe ekziston sot ne Tirane ne formen e piramides.
Autor Auron Dodi nzz
Redaktoi Ina Verbica