E Diel, 1 Nëntor 2026

Lavrov Rusia do te mbetet kryesuese ne investimet ne Mal te Zi

Vizita e shefit te diplomacise ruse Sergej Lavrov eshte nje ngjarje e madhe per secilin shtet e posacerisht per Malin e Zi kur kete vit shenojme 300 vjetorin evendosjes se marrredhenieve te para politike midis Malit te Zi dhe Rusise. Keshtu deklaroi shefi i diplomacise malazeze Millan Rocen ne konferencen e perbashket per shtyp pas takimit me zyrtarin e larte rus Sergej Lavrov.

Lavrov vlereson rolin e Malit te Zi ne rajon

Nga ana e tij shefi i diplomacise ruse Lavrov vleresoi lart partneritetin e Malit te Zi per bashkepunim si ne planin nderkombetar ne Kombet e Bashkuara OSBE dhe ne Keshillin e Evropes. Ai po ashtu tha se Mali i Z ka luajtur nje rol jashtezakonisht te madh ne vendosjen dhe forcimin e stabilitetit ne rajonin e Ballkanit . Krahas ceshtjeve politike ne takimin me zyrtarin e larte rus u diskutua edhe per bashkepunimin ekonomik si ne fushen e turizmit dhe te investimeve. Sipas z. Lavrov Rusia edhe me tej do te ruaje pozicionin lider me numrin e investimeve ne Mal te Zi . Ai por edhe homologu i tij malazez Roqen hodhen poshte pohimet se investitoret ruse ne Mal te Zi ndihmohen nga shteti. Jo rralle here shtypi ipavarur malazez i ka akuzuar disa nga keto investitore ruse per larje parash ne Mal te Zi .

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri i Jashtem i Malit te ZI Milan Rocen

Shefi i diplomacise ruse Lavrov pati takime te vecanta edhe me Presidentin e Malit te Zi Filip Vujanoviq. Zyra e Presidentit njoftoi se Lavrov ka thene se Rusia do te perkrahe Malin e Zi drejt integrimeve evropiane. Nderkaq persa i perket integrimit te Malit te Zi ne Nato ai ka shprehur qendrimin e Rusise per kete ceshtje duke nenvizuar se kjo gje nuk mund te prishe raportet e mira tradicionale midis dy vendeve .

Nenshkrimi i nje sere marreveshjeve bilaterale do ta forcoje bashkepunimin

Ne takimin Lavrov me kryeminsitrin Igor Llukshiq eshte konstatuar se nenshkrimi i nje sere marreveshjeve bilaterale do te krijoje kushte per realizimin e nje sere projekteve te perbashketa te cilet do te kontribuojne ne forcimin e bashkepunimit ekonomik dhe ne investime. Ne fund te takimit me zyrtaretmalazeze Lavrov i ka bere thirrje Malit te Zi qe te perkrahe projektin e formimit te qendres rajonale per veprim ne situata te jashtezakonshme qender e cila do te ndertohej ne Nish te Serbise.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sergei Lavrov dhe Boris Tadic ne Beograd 19. prill 2011

Krahas kesaj merret vesh se ne Beograd eshte diskutuar edhe per situaten ne rajon dhe ne Kosove. Ministri i Jashtem rus pas takimit me homologurn serb Vuk Jeremiq ka thene se Rusia mbeshtet iniciativen e Serbise qe Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara ta autorizoje nje hetim lidhur me akuzat qe permenden ne raportin e Dik Martit akuza te cilat autoritetet e Kosoves kategorikisht i kane hedhur poshte.

Autor Vera Katana

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›