Gashi: Prioritet, njohja e Kosovës nga shtete të tjera

Diplomacia e Kosovës po punon në implementimin e strategjisë për rritjen e njohjeve dhe ky është prioritet në punën e saj. Kështu ka deklaruar zëvendësministri i Jashtëm, Ibrahim Gashi, i cili pohon se janë marrë disa hapa në këtë drejtim.
Sipas tij, Qeveria nuk ka marrë ndonjë vendim, i cili ka të bëjë me njohjen e shtetit më të ri në botë, Sudanit Jugor, ndonëse po punon në implementimin e strategjisë për njohje. Gashi pohon se njohja e Sudanit Jugor nuk është proces i ngutshëm dhe njohja e këtij shteti do të jetë në përputhje me interesat shtetërore të Kosovës.
Ndërkaq, profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka theksuar se Kosova duhet të jetë aktive në politikën e jashtme dhe ta ketë gati përgjigjen nëse Sudani Jugor do të kërkonte njohjen.