E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi në Norvegji, Thaçi ngushëllon kryeministrin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit të Norvegjisë, Jens Stoltenberg, me rastin e sulmeve në afërsi të ndërtesës së Kryeministrisë norvegjeze dhe atij në ishullin Otoy.
 

“Me pikëllim të thellë, morëm lajmin për vdekjen e 91 personave nga shpërthimet që ndodhën në vendin tuaj. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, juve, qeverisë tuaj, popullit norvegjez dhe familjarëve të viktimave, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli i Kosovës, në këto momente të vështira do të jetë pranë qeverisë dhe popullit norvegjez, me gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet”, thuhet me tej në telegram.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›