Gashi: Prokurori po bënë presion

(E plotësuar) Avokati Tomë Gashi i ka kërkuar trupit gjykues që prokurori i këtij rasti të mos u bëjë atyre presion.
Ai tha se prokurori i është drejtuar odës së avokatëve të Kosovës me një shkresë të jashtëligjshme, duke kërkuar nga ta që t’ia ndalojë deklarimin e avokatëve mbrojtës të ekipit të Limajt se rasti është politik.
/Indeksonline/
-----
Seanca gjyqësore kundër deputetit Fatmir Limaj dhe të tjerëve sapo ka filluar në gjykatën e Apelit në Prishtinë. /Indeksonline/
-----
Sipas aktakuzës grupi i Limajt akuzohet për krim të organizuar, shpërlaje parash, armëmbajtje pa leje, shpërdorim i detyrës zyrtare, përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, lidhje e kontratave të dëmshme, marrje e ryshfetit, dhënie e ryshfetit, keqpërdorim i autorizimeve të ekonomisë, pastrim parash, pengim i provave si dhe mosdeklarim i parave gjatë fushatës./Indeksonline/
-----
Të akuzuar janë: Fatmir Limaj, Demir Limaj, Florim Limaj, Endrit Shala, Nexhat Krasniqi, Gani Zogaj e Florim Zukaj. Mbi ta rendojnë akuzuat në rastin e Ministrisë së Transportit dhe Post Telekomit (MTPT)./Indeksonline/
------
Në Gjykatën e Apelit në Prishtinë edhe sot do të vazhdojë seanca e dytë fillestare ndaj deputetit të PDK-së, Fatmir Limaj dhe të tjerëve për rastin e MTPT-së./Indeksonline/