E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Çfarë supermenash, me nga 5 vende të punës!

(E plotësuar) Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Qeverisë sa i përket zhvillimit ekonomik dhe politikave zhvillimore. Sipas tij, Kosova nuk ka strategji të vetën të zhvillimit ekonomik dhe nuk ka politika fiskale që do të ishin në shërbim të investiorëve.

Krasniqi ka shfaqur dyshime mbi mënyrën se si u krijuan kompanitë e mëdha në Kosovë. “A thua janë krijuar duke paguar doganën sipas ligjit?”, ka pyetur Krasniqi. Madje ai ka thënë se këto kompani që bëjnë krim të organizuar ekonomik , janë të lidhura drejtpërdrejtë me partitë politike në vend.

Sipas Krasniqit, krimi i organizuar në pjesën veriore të vendit është i lidhur me atë në pjesën jugore.

Ai ka komentuar edhe raportin e fundit të Agjencisë Kudnër Korrupsionit, sipas të cilit del se një numër i madh i zyrtarëve janë në konflikt interesi, duke punuar në disa vende të punës në të njejtën kohë.

“Çfarë supermenash janë ata që të kenë 5 vende të punës në të njejtën kohë, ata përditë e shkelin ligjin dhe askush nuk u’a prish tymin e duhanit!”, ka thënë Krasniqi.

Pos tjerash, ai ka shprehur shqetësimin se investitorëve të huaj po i’u lypen para.
“ Në Kosovë përpos që nuk krijohen lehtësi për investitorët që dëshirojnë të investojnë, janë vendosur 1001 pengesa të tjera. Këtyre investitorëve i’u lypen para, dëshirojnë të ju hyjnë në hise në investimet e tyre”, ka nënvizuar Krasniqi./Indeksonline/

------

Për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvendin e Kosovës nuk ka kaluar rezoluta lidhur me tjetërsimin e pronës publike dhe shoqërore gjatë periudhës 22 mars 1989 deri me 1999,propozim ky i ardhur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se një numër i deputetëve po largohen me qëllim dhe si pasojë e presionit ndërkombëtar.
“Po shihet se sa e madhe është trysnia ndërkombëtare, ndërkombëtarët po e dojnë kuvendin impotent qe debaton dhe në fund nuk vendos gjë”, ka theksuar Ymeri.

--------

Sipas deputetit të VV-së, Visar Ymeri, intervenimi në politikat fiskale me ndryshime të pjesshme apo selektive nuk mund të ketë rezultate të mira.
Sipas Ymerit prodhimi i Kosovës ballafaqohet me politika jo të favorshme tatimore dhe fiskale.
Ymeri ka folur edhe për ekonominë e prodhimit.

“Ekonomia që nuk prodhon nuk është e qëndrueshme. Nuk ka nevojë e as kuptim të prodhojmë nëse nuk mund të shesim, prodhimi rritet për aq sa rritet mundësia për t’i tregtuar produktet e reja. Ipmorti nga Serbia, është ajo që mësëshumti e dëmton prodhimin vendor”, ka shtuar Ymeri.

Ndërkaq Myzejene Selmani nga Koalicioni për Kosovë të Re, ka theksuar se “nëse dëshirojmë t’i ndryshojmë politikat fiskale presioni apo rekomandimet duhet të bëhen me projektligje”.

-----

Deputeti i LDK-së, Naser Osmani ka thënë se ekzistimi i tregut të konkurrencës së plotë bëhet ndërmjet politikave të duhura fiskale, prandaj politikat fiskale në Kosovë duhet të rregullohen sipas sistemit tatimor evropian.

------

Deputeti i AAK-së Ramiz Kelmendi ka arsyetuar kërkesën e tij për debatin e shtruar lidhur me ndryshimin e politikave fiskale. Ai ka folur për tri pika të ndryshimit të politikave fiskale në funksion të lehtësimit të prodhuesëve vendor. Sipas Kelmendit ato i mundësojnë ndryshime radikale prodhuesve dhe eksportuesve të Kosovës. 

"Këto pika nuk e zvogëlojnë buxhetin e aprovuar të Kosovës, përkundrazi sjellin ndryshim radikal pozitiv dhe rezultatet do të shihen. Këto ndryshime janë ndryshime që i bëjnë prodhuesit tonë të barabartë me shtetet e rajonit", ka shtuar Kelmendi.

Disa nga këto pika ishin zhvillimi i shkallës efektive të tatimit, heqja e doganës 10% për prodhuesit vendor në industrinë e ushqimit dhe tekstilit etj.

---------------------

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban seancën e rregullt ku në rend dite është votimi i Rezolutës lidhur me tjetërsimin e Pronës publike dhe shoqërore gjatë periudhës 22 mars 1989 deri me 10 qershor 1999, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kuvendi po ashtu do të mban debat parlamentar lidhur me ndryshimin e politikave fiskale në funksion të nxitjes, rritjes së prodhimtarisë vendore dhe zhvillimit ekonomik në tërësi, sipas kërkesës së deputetit të AAK-së Ramiz Kelmendi, i mbështetur nga deputetët nënshkrues,

Në këtë seance bëhet shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me vendimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për kthimin e Ligjin nr. 04-L- 163 për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor,

Kuvendi gjithashtu shqyrton Raportin e Komisionit për Buxhet dhe Financa për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Raportin vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2012 dhe Raportin vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2012. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›