E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gashi, ndër më të paguarit në Suedi

Edhe pse ishte kategorik që të largohej nga Suedia, Ardian Gashi në fund vendosi që të vazhdojë kontratën me kampionin aktual të këtij vendi Helsingborgun. Por, për ta bindur që të qëndrojë në skuadër, drejtuesit e klubit suedez i kanë ofruar pagë të majme kosovarit, që e bën atë njëri prej futbollistëve më të paguar në kampionatin suedez, Allsvenskan.

Sipas SPORT-Expressen, rroga e tij vjetore në përgjithësi është rreth 2 milionë korner, ndërsa ajo mund të rritet me 300 mijë të tjera, nëse kampioni i ri suedez arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

“Atij i janë përmirësuar kushtet, kemi punuar shumë për ta bindur që të mbetet këtu”, deklaroi drejtori sportiv, Paolo Myllenberg. Gashi ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Helsingborgun të mërkurën.

“Po ndihem mirë. Kishte zëra që do të kthehesha në shtëpi në Norvegji dhe kjo është e vërtetë. Mirëpo, më pas, Helsingborgu ma ka gjetur një zgjidhje të mirë dhe më kanë thënë që kanë ambicie të mëdha, që të bëhet ekipi lider në Skandinavi”, ka thënë Gashi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›