A eshte euroja ne rrezik?
Nga Holger Schmieding
A eshte e mundshme vdekja e euros? Derisa recesioni global po thellohet, investuesit me siguri kane filluar te brengosen se projekti me ambicioz integrues i Evropes deri tash, monedha e perbashket, qe perdoret ne 16 shtete sovrane, mund te shkaterrohet nen tensionet aktuale. Shkaku kryesor qe eurozones nuk po i shkon puna mire, eshte i jashtem, e jo i brendshem, per shkak se kompanite ne mbare boten mund t'i zvogelojne planet e tyre investuese ne periudhat e paqartesise. Kjo gje mund ta dobesoje euron. Ne nje mase, megjithate, me e keqja e krizes globale do te perfundoje, nese ekziston fati, diku me vone kete vit. Kur kjo te ndodhe, vendet tregtuese me fokus ne investimet me te gjera, sic eshte Gjermania, do te mund ta riperterinin terrenin e humbur.
Megjithate, parashikimi ne nje periudhe afatmesme, per vendet kryesore te Evropes, eshte ende inkurajues. Konsumatoret gjermane asnjehere nuk u jane bashkuar shpenzimeve te nxitura nga kredite, sic ka ndodhur nga konsumatoret ne Shtetet e Bashkuara dhe Britani.
Derisa keta konsumatore, me gjase, duhet te permbahen nga shpenzimet ne vitet pas krizes, pjesa kryesore kontinentale e Evropes, se bashku me Kinen dhe Japonine, mund ta gezojne nje ngritje pothuajse normale te shpenzimeve, pasi kriza te kete perfunduar.
Kriza globale e ka prekur eurozonen si nje goditje simetrike. Te gjitha ekonomite ne rajon, tash po e ndjejne kete renie. Ne kete aspekt, euro zona duket me teper ne kohezion e jo me pak, se qe ishte para nje viti, kur ngritjet e medha te patundshmerive, ishin shnderruar ne nxitje ne disa vende evropiane, sic jane, Spanja, Greqia dhe Irlanda, perderisa Gjermania edhe me tutje kishte rritje te fuqishme te eksportit.
Kjo do te thote se tregjet, qe ende u shmangen te gjitha llojeve te rreziqeve te perceptuara, mbajne ndarje me te qarte ndermjet vendeve te fuqishme te supozuara, sic eshte Gjermania dhe anetareve te eurozones me te dobeta te supozuara, sic jane Greqia, Irlanda, Italia dhe Spanja, qeverite e te cilave tash duhet te paguajne shume me teper se Gjermania, per te huazuar ne tregjet kryesore globale. Kjo ka cuar ne spekulime se disa shtete te dobeta, mund te terhiqen nga euroja, me gjase edhe duke i zgjidhur problemet me fonde, ne menyre si te Zimbabvese, duke i shtypur te gjitha parate, qe i deshiron qeveria, ne monedhe te re kombetare. Por, kjo strategji eshte deshmuar se nuk funksionon. Secili shtet, qe i largohet strehimit, qe e sjell euroja, do te rrezikonte devalvimin e monedhes se vet te re kombetare, ndersa tregjet e letrave me vlere do te kerkonin premi shume te larta te rrezikut. Rrjedhimisht, kredite per keto vende do te ishin shume me te shtrenjta.
Por, edhe spekulimet e aty-ketushme ne tregjet financiare, se shteti i fuqishem, sic eshte Gjermania, do te mund te largohej nga euroja, kane pak kuptim.
Titaniku
Nga Shkelzen Maliqi
Parashikimet e zymta per krizen globale qe ende nuk e ka arritur pikun e depresionit kane ndikuar qe te rishikohen dhe rivleresohen edhe projektet me te medha dhe me komplekse qe jane ne bazamentet e rendit aktual boteror. Vendet e zhvilluara po ndermarrin masat urgjente dhe mjafte radikale qe te evitohet domino efekti pasojat i shembjes se bankave, kompanive te sigurimeve dhe firmave te medha, gje qe rrezikon edhe demtime te renda dhe shembjen e sistemeve ekonomike edhe te shteteve me te pasura dhe me te fuqishme. Cfare do te jane pasojat zinxhirore, nese kriza merr kahen galopante, kjo vertet nuk mund te dihet, pos qe ato krahasohen me krizen e madhe te vitit 1929. Pesimistet thone se ky depresion mund te jete edhe me i madh, kurse optimistet kujtojne se bota ka dal edhe nga krizat me te medha sec ka qene depresioni i madh, p.sh. dy lufterat boterore me permasat katastrofike te shkaterrimeve dhe viktimave. Pas krizave, thone keta te dytit, bota merr mesime, ekonomia e tregut korrigjon gabimet dhe shpik masat e pershtatjes, instalohen rregullat e reja te lojes, etj. , etj. Libri me i lexuar ne muajt e fundit ne permasat boterore eshte bere serish "Kapitali" i Karl Marksit, sidomos pjesa ku ai argumenton per pashmangshmerine e krizave ciklike te kapitalizmit, si menyre e vetme qe ne instancen e fundit, balancon dhunshem vleren e tregut i cili perbehet nga gershetimet dhe lufterat e miliona egoizmave dhe profiteve te paqena. "Tregun e lire" te cilit i fryne te gjithe nga pak per te perfituar interesa artificiale ne bursat dhe bankat, i ngjason si nje balon gjigant i cili duket i pashperthyeshem dhe me kapacitete te pashtershme te zgjerimit, dhe qe po keshtu e ka edhe nje strukture si prej saceve te ekonomive te medha, ose te kompanite multinacionale, me ndervaresi relative, gje qe siguron nje lloj fleksibiliteti dhe idene se krizat mund te segmentohen. Nese nje apo disa sace kaplohen nga kriza, shteti dhe sistemi i ekonomise nderkombetare ka besuar se mund te intervenohet ne arnimin dhe riparimin e ketyre saceve, pa e vene ne rrezik balonin e madh te tregut te lire boteror. Por, ja qe ndodhi seria e renieve dhe shperthimeve, dhe tan ii gjithe balloni shfryhet, dhe te pasurit brenda nate humbin miliarda dollare, ose edhe krejt pasurine, me gjasa sepse edhe vete pasurimi i tyre ka qene marramendes dhe fale rrethanave spekulative. Per shembull, per miliarderet ruse, ose ata arabe, qe kane fituar pasuri perrallore me rritjen enorme te cmimit te naftes dhe gazit, tash u vjen fatura e depresionit dhe pasurimit spekulativ. Kjo qe tregova, kuptohet, nuk eshte teoria e Marksit, por nje skice e saj e letrarizuar, per ta bere me ilustrative dhe te kuptueshme idene. Dhe, ende pa i pare pasojat e krizes, qe tani mund te thuhet se te gjitha instancat pergjegjese te kapitalizmit dhe rendit ekonomik nderkombetare, e kane kuptuar se tregut te lire nuk i mjafton ajo dora e padukshme qe rregullon dhe stabilizon ekonomine, por i duhen edhe disa instrumente me efikase kontrolluese sec jane bankat dhe bursat. Por, ndertimi i ketyre instrumenteve i takon qendrave te medha te vendosjes dhe gjiganteve ekonomik, kurse ne qe jemi ne periferi te botes, me duket se as qe jemi vetedijesuar sa duhet per krizen. Tani qe jemi bere udhetare me bilete te prere ne anijen e madhe tejoqeanike, dhe ngadale po futemi ne familjen e shteteve qe bejne pjese ne rendin nderkombetare, do te duhej te brengoseshim nga pak per stuhine dhe akullnajat qe po kercenojne kete Titanik ekonomik te shek. XXI. Nese ekonomia boterore fundoset, cka do te ndodh me ne, qe ende e kemi kompleksin e jetimit qe sapo eshte vendosur ne nje familje? P.sh. per fondet pensionale po na informojne rregullisht se po treten me shpejtesi, sepse ne menyre te pakuptimte po u avullohet vlera. A do te ishin me te sigurta nese do t'i ruanim ketu, ne bankat tona? Apo, ne te vertete, edhe vlera e parave tona po keshtu tashme jane ne procesin e avullimit, por ne keto nuk po e hetojme ende? Kriza tashme ka filluar te hetohet te diaspora, edhe ata qe po e humbin punen, e edhe ata qe jane me ndihma sociale, qe me gjasa do te shkurtohen. Kjo do te thote se edhe remitencat e diaspores do te fillojne te tehollohen. Pasoja imediate e kesaj eshte rrezikimi i balancit social ne Kosoven, ku gati nje e treta e popullsise merr ndihma te konsiderueshme nga diaspora. Pasoj vijuese mund te jane shkurtimi i ndihmave dhe investimeve te huaja, gje qe do te shkurtoje dhimbshem edhe ambiciet dhe kapacitetet zhvillimore te Kosoves. Sa i perket avancimit te njohjes nderkombetare, edhe ketu mund te kete pasoja, sepse disa shtete bllokuese do te fitojne edhe nje argument shtese per prolongimin e njohjes dhe berjen e Kosoves anetare e OKB. Per fat, kriza mbase kercenon edhe dobesimin e dy vendeve kuce qe bllokojne stabilizimin e statusit te Kosoves, e kam fjalen per Rusine dhe Serbine. Sidoqofte, nuk duhet perjashtuar komplikimet politike, te shkaktuara nga kriza ekonomike. Disa shtete madje qe tani paralajmerojne terheqjen e trupave te tyre nga KFOR-i. Nje tjeter brenge nga prognozat katastrofike ka te beje me ardhmerine e Bashkimit Evropian, per te cilin disa analiza spekulative thone, se do te mund te shperbehej diku nga vitet 20 te ketij shekulli! Nese Kosova deri atehere mbetet me status te tashem gjysme te hapur, cfare pasoja do te kishte shperberja eventuale e BE? A kemi ne eksperte dhe vizionare qe shohin pertej hundes dhe interesave te tyre personale dhe klanore?
Personalisht nuk jam kaq pesimist. Sado e thelle qe te dale kriza, nuk mund te shemben disa te arritura te civilizimit dhe te rendit aktual boteror. Megjithate, me qe themi se duam te jemi pjese e botes, duhet te shohim edhe veten se si do t'ia dalim me stuhite.