Prishtina: Beogradi ta njohe pavaresine
Nga Zijadin Gashi
Njohja e shtetit te Kosoves nga Serbia eshte parakusht per fillimin e bisedimeve mes dy vendeve, - deklaruan dje, zyrtaret ne Prishtine. Sipas tyre, Serbia perfundimisht duhet te heqe dore nga pretendimet se mund te bisedoje me palen kosovare per ceshtjet qe nderlidhen me statusin dhe i bejne thirrje ketij vendi qe te njohe realitetin e ri ne Kosove, e me pas te fillohet me ndertimin e epokes se re te marredhenieve ndermjet dy shteteve.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, tha sot se deklarimet ne Beograd, se me palen kosovare do te bisedohet per ceshtje te statusit, Prishtina nuk i sheh si serioze, pasi qe kjo ceshtje eshte permbyllur kahere qe nga shpallja e pavaresise. "Ne konsiderojme qe pala serbe duhet ta njohe shtetin e pavarur e sovran te Kosoves dhe duhet te jete e gatshme ta njohe realitetin e ri ne Kosove dhe pastaj ne kemi interesa te bisedojme per ceshtje teknike qe jane ne interes te te dyja vendeve dhe dy popujve", tha Krasniqi. Deklaratat e kryetarit te Kuvendit, Krasniqi, pasuan prononcimet ne Beograd, sipas te cilave, ceshtja e statusit te Kosoves eshte ende e hapur dhe mbetet ne tavolinen e bisedimeve. Krasniqi beson se edhe Gjykata Nderkombetare e Drejtesise do te jape nje vleresim pozitiv ne lidhje me shpalljen dhe njohjen e shtetit te Kosoves. "Pavaresia e Kosoves nuk eshte proces qe mund te kthehet prapa. Ne jemi te bindur se edhe Gjykata Nderkombetare e Drejtesise do te jete ne vijen e Gjykates Nderkombetare te Hages per krimet e luftes, per te cilat mendoj se zyrtaret me te larte te shtetit te Serbise jane te denuar dhe jemi te bindur se edhe Gjykata e Drejtesise do ta ndaje drejtesine ne sherbim te interesit te popujve per vetevendosje", tha Krasniqi.
Po ne lidhje me raportet ndermjet Kosoves dhe Serbise, nenkryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ahmet Isufi, thote se Prishtina dhe Beogradi mund te bisedojne, por vetem pasi qe Serbia ta njohe shtetin e Kosoves dhe pasi qe ky vend t'i largoje strukturat e tij paralele qe i ka ndritur ne Kosove. "Beogradi se pari duhet te njohe realitetin e krijuar ne Kosove, pavaresine e saj, pastaj t'i heqe te gjithe mekanizmat qe i ka ne Kosove dhe te jape llogari per demet e luftes qe ka shkaktuar ne Kosove. Pastaj, politika jone duhet te shikoje se cila do te ishte agjenda qe do te percaktohej per bisedime", deklaron Isufi. Duke iniciuar bisedime, Beogradi synon qe te nderhyje ne Kosove per te implementuar planin 6-pikesh, thote Ahmet Isufi. Andaj, sipas tij, Prishtina duhet te jete shume kembengulese ne kete ceshtje, duke mos lejuar qe t'u nenshtrohet presioneve dhe te mos bisedoje per keto qellime te Beogradit perderisa ky vend te mos e njohe pavaresine e saj. "Konsiderojme se tendenca e Beogradit eshte qe te nderhyje me planin 6-pikesh ne Kosove dhe se keto bisedime i sheh ne kete fryme. Prandaj, perfaqesuesit e institucioneve te Kosoves nuk guxojne qe te veprojne ndryshe pervec se ne baze te raporteve qe duhet te krijohen ne mes te Serbise dhe Kosoves", thote Isufi.
Qe nga miratimi i planit 6-pikesh nga ana e Kombeve te Bashkuara vetem me pajtimin e Beogradit, Prishtina zyrtare ka kundershtuar dialogun teknik me Serbine. Ne anen tjeter, Beogradi thote se i ka dy qasje ndaj bisedimeve. Sipas pales serbe, me Prishtinen do te bisedohet vetem per ceshtje te statusit, kurse me autoritetet nderkombetare per zbatimin e planit 6-pikesh. Ky plan nga ana kosovare shihet si inekzistent dhe i pazbatueshem.