E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveri Teknike, apo teknike e re e qeverisjes?

Nga Blerim Shala

A i duhet politikes kosovare, shtetit te Kosoves, Qeveria Teknike? Jo.

Kosoves i duhet nje teknike e re e Qeverisjes, krejtesisht ndryshe prej atyre qe deri me tani kane qene ne fuqi, dhe qe po perjetojne kulminacionin me Qeverine e sotme te Kosoves. Skena politike kosovare edhe kesaj here funksionoi si gjithmone: U mor me dite te tera me nje ide te propozuar prej dikujt, duke u ndare ne dysh, ne argumentimin e perparesive dhe te mangesive te saj. Nuk do te vonoje dhe kjo ide do te mbetet prapa nesh, teksa problemet qe na i sjell perditshmeria po grumbullohen gjithnje e me shume.

Origjina e tyre, e ketyre telasheve politike, ekonomike dhe sociale, nuk con shume peshe. Me rendesi eshte qe Kosova nuk ka adrese te mirefillte te zgjidhjes se tyre.

Ai qe e hodhi nje propozim te ri ne "tregun politik" te Kosoves, kesaj here ishte Albert Rohan, nje mik i madh i shtetit te Kosoves, Zevendesi i Martti Ahtisaarit, autorit te Propozimit qe Kosova duhet te behet shtet i pavarur.

Albert Rohan, diplomati i shquar austriak, e pa te udhes, ne nje interviste televizive qe merrej me njevjetorin e ekzistimit te shtetit te Kosoves, te shprehe bindjen e tij qe nje Qeveri e unitetit kombetar do te ishte modeli me i mire i qeverisjes, per shkak te domosdoshmerise se ballafaqimit te Prishtines me sprovat e medha qe rendom percjellin shtetet e reja.

Rohan, pra, e permendi Qeverine e unitetit kombetar, ne e transformuam ate ne Qeveri teknike, megjithese keto dy qeverisje dallojne shume: Qeveria teknike, zakonisht eshte nje solucion kalimtar, ne pergatitje te zgjedhjeve te reja parlamentare, ndersa Qeveria e unitetit kombetar eshte nje bashkim i jashtezakonshem i te gjitha forcave relevante politike ne vend, atehere kur nuk ka zgjedhje tjeter ne politiken e atij shteti.

Uniteti i lidershipit kosovar, ne temen e statusit te Kosoves, dhe te fillimit te zbatimit te tij, ka qene nje interes nderkombetar dhe jo vetem vendor. Dihet pse. Percarjet e medha ne skenen politike shqiptare mund te kercenonin me themel kete proces.

Gjate bisedimeve te bera ne vitet 2005-2007, konsensusi politik pati nje adrese: Delegacionin e Kosoves per status, qe shume me teper njihet si Ekipi i Unitetit, ne perberjen e te cilit ishin pese partite kryesore politike shqiptare.

Ne harkun kohor 17 shkurt - 15 qershor 2008, adrese e unitetit politik ne Kosove ishte Kuvendi i Kosoves, i cili ishte vend-ngjarje e zhvillimeve me te rendesishme ne historine e re te vendit: Prej shpalljes se pavaresise, deri te miratimi i Kushtetutes se Republikes, dhe Ligjeve qe kishin prioritet strategjik.

Me 15 qershorin, 2008, diten kur hyri ne fuqi Kushtetuta e Kosoves, u krijuan rrethana te reja politike, sepse gjithcka ne vend duhej te ri-rregullohej, duke pasur parasysh dokumentin themelor te ketij shteti. Pushteti dhe politika i nenshtrohen Kushtetutes. Dhe jo anasjelltas. Sic po vazhdon te ndodhe tek ne.

Nga kjo perspektive, pas 15 qershorit te vitit te shkuar, ka mundur te funksionoje skema e mirefillte parlamentare e pushtetit dhe e opozites, duke perjashtuar ketu nje numer temash me interes jetik per shtetin e Kosoves, ku vecmas spikaten: Siguria ne vend, gjendja ne Mitrovice dhe ne veri, pengesat politike ne zbatimin e Pakos se Ahtisaarit, Gjashtepikeshi i Ban Ki-Munit, Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, raportet e Kosoves me UNMIK-un dhe EULEX-in, orari i mbajtjes se zgjedhjeve ne Kosove, integrimi i komunitetit serb ne pushtetin dhe shtetin e Kosoves.

Ndertimi i qendrimeve te perbashketa per keto ceshtje midis partive kryesore shqiptare ka qene dhe mbetet interes strategjik i vendit. Mekanizmi per formulimin dhe sendertimin e ketyre qendrimeve mund te ishte nje Tryeze e Rrumbullaket qe do te prihej prej Kryetarit te Kosoves, Fatmir Sejdiut.

Mund te merret me mend qe pozicioni i sotem i Kosoves do te ishte shume me i mire, sikur nje Tryeze e tille te funksiononte, dhe po qe se PDK, LDK, AAK, LDD, AKR do te ishin unike ne gjetjen e pergjigjeve ndaj sfidave te cilat u permenden.

Ne mungese te kesaj Tryeze, e cila, perndryshe, eshte kundershtuar prej koalicionit qeverises, secila prej ketyre temave vjen e behet burim konfrontimesh publike midis pushtetit dhe opozites, i cili nuk prodhon fare kualiteti te ri ne pozicionin e shtetit te Kosoves.

A mbani ne mend qe ndonje debat parlamentar dhe jashteparlamentar ka ndryshuar dicka per te mire ne politiken kosovare? A ka ndodhur qe forca e argumentit politik, ta ndryshoje raportin e forcave politike ne Kuvendin e Kosoves?

Pergjigjen e keni te njohur secili prej jush.

Kur dihet se si funksionon sot politika e vendit, gjegjesisht, skena politike e Kosoves, nuk eshte veshtire te mberrihet tek konkludimi qe Qeveria Teknike, para se gjithash, eshte ide e parealizueshme, sepse nuk ka fare gjasa te sigurohet cfaredo marreveshje midis partive kyce ne vend, e cila do t'i ulte rreth tavolines se qeverisjes politikanet dhe ekspertet e pese partive me te medha te Kosoves. Se dyti, kjo Qeveri, prej vete natyres se saj, nuk do te kishte peshe te duhur politike dhe do te behej cak i sulmeve nga te gjitha anet. Se treti, nje Qeveri e ketij lloji, do ta zhbente, qofte edhe perkohesisht, modelin pushtet - opozite, i cili eshte celes per shendetin e politikes se nje shteti. Se fundit, nese do te behej kjo Qeveri, atehere, nuk do te dihej se kujt do t'i mbeteshin meritat apo fajet per qeverisjen me Kosoven prej berjes se shtetit deri me sot. Thjesht, do te humbte pergjegjesia, apo llogaridhenia aq shume e permendur nder ne, e autoriteteve te deritashme institucionale, do te perziheshin adresat e suksesit dhe te deshtimit, e cila gje me siguri do te kishte pasoja ne shkallen e daljes se votuesve ne zgjedhje, dhe ne vete perteritjen e demokracise dhe te legjitimitetit te pushtetit, qe eshte synimi kryesor i procesit elektoral.

U tha krejt ne fillim te ketij shkrimi, qe ne te vertete Kosova nuk ka nevoje per Qeveri teknike, por per ndryshimin, dhe ate rrenjesor, te teknikes se qeverisjes, te modelit te qeverisjes.

Shtetit te Kosoves i duhet Qeveria e cila nuk do ta kete prioritet te vetin strategjik Tenderin, por udheheqjen me shtetin.

Shtetit te Kosoves i duhet Qeveria e cila, para se gjithash, do te preokupohet me ushtrimin e pushtetit, ne te gjitha anet e Kosoves, me respektimin e Kushtetutes se Kosoves, e jo me artikulimin e propagandes politike dhe me refuzimin e pranimit te ekzistimit te problemeve te shumta politike dhe ekonomike.

Shtetit te Kosoves i nevojitet Qeveria e cila nuk do te synoje te privatizoje shtetin, te gjitha mekanizmat e tij, dhe pronen publike te tij, por qe do t'i ngrite ne nivel te interesit shteteror te gjitha ceshtjet, zgjidhja e te cilave do te kete konsekuenca per breza te tere pas nesh, e jo vetem per ne qe jetojme tani.

Dhe keshtu me radhe.

Heret a vone, Kosova do te mberrije tek kjo Qeveri, sepse shtetit te Kosoves i duhet domosdoshmerisht kjo qeverisje.

* Nenkryetar i Pare i Aleances per Ardhmerine e Kosoves. Kjo kolumne eshte publikuar ne "Express", Prishtine


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›