Galiani: Asnje polemike me Interin!
Sinjali i mbylljes se debateve mes dy klubeve eshte dhene nga numri dy i Milanit, Adriano Galiani: "Mos flasim me per Interin dhe Murinjon. Madje ftoni edhe drejtuesit e Interit te bejne te njejten gje." Adriano Galiani ka dashur qe buzeqeshjen e tij t'ia kushtoje fitores dhe shifrave te javes se fundit. 300 gola per Inzagin. Milani shenoi 5 gola ne ndeshjen e fundit ne Siena."Inzagi eshte nje lojtar fenomenal", - theksoi Galiani. "Cdo vit, ne pranvere, kur arrin te largohet nga letargjia, ai ka nje ndjenje me te larte per te arritur qellimin dhe ia del mbane ne menyre te pabesueshme". Megjithate, Milani ka humbur Abiatin, i cili do te mbetet jashte, ndoshta deri ne fund te sezonit: "Mjeket shprehen te shqetesuar se mund te kete demtuar ligamentin. Mund te mbetet edhe 6 muaj larg fushes. Ishte duke luajtur shume mire dhe me vjen keq. Por do te jete Dida, tek i cili kemi gjithashtu shume besim", - perfundon Adriano Galiani.