E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohet hyrja e deputeteve serbe

Mosrespektimi i procedurave legale, sipas zyrtareve kosovare, ishte arsyeja kryesore e kthimit prapa te nje delegacioni parlamentar te Serbise, qe tentoi te hynte ne Kosove per te zhvilluar takime me perfaqesues te serbeve kosovare

Policia e Kosoves i ka ndaluar dje nje grupi parlamentar te Serbise hyrjen ne territorin e Kosoves. Ky delegacion me tete deputete serbe, ishte nisur ne Kosove per te mbajtur nje mbledhje ne fshatin Ranillug te Kamenices, per t'u takuar me, sic eshte thene, strukturat qeverisese ne mjediset e banuara me serbe. Por dje, ne oret e mengjesit eshte kthyer prapa, pasi ne sfide dhe shkelje te hapur te ligjeve te shtetit te Kosoves, nuk u kishte kerkuar leje per realizimin e vizites zyrtare institucioneve kosovare.

Zedhenesi i Policise se Kosoves, Arber Beka, sqaron situaten: "Pikerisht sot, rreth ores 10:45, ne porten numer pese te Dheu i Bardhe i eshte ndaluar hyrja delegacionit, i cili vinte nga Serbia. Ne qofte se kemi te bejme me ndonje vizite te delegacioneve zyrtare, atehere duhet qe te njoftohen ministrite perkatese, perkatesisht Ministria e Puneve te Jashtme, pastaj Ministria e Puneve te Brendshme dhe Ministria e Puneve te Brendshme njofton policine", u shpreh Beka.

Perfaqesues te Ministrise se Puneve te Brendshme ne Kosove thone se delegacioni zyrtar serb qe tentoi te vizitoje Kosoven i kishte kerkuar Zyres se Kombeve te Bashkuara ne Beograd lejen per realizimin e vizites. Keshilltari i ministrit te Puneve te Brendshme, Fisnik Rexhepi, vlereson se perfaqesuesit e shtetit serb nuk do te mund te injorojne Qeverine e Kosoves, duke vazhduar sipas, sic e quan ai, avazit te vjeter. "Ne delegacion kane qene disa parlamentare serbe te Parlamentit te Serbise, perkatesisht te nje komisioni parlamentar atje. Si dhe hereve te kaluara, delegacionet zyrtare te shtetit serb kane vazhduar me avazin e vjeter, kane injoruar realitetin e ri te krijuar ne vend, nuk kane komunikuar me institucionet legjitime te Republikes se Kosoves, por per vizita te tilla vetem kane njoftuar Zyren e Kombeve te Bashkuara ne Beograd", tha Rexhepi.

Zyrtare te ketij komisioni, nderkohe, kane deklaruar se mbledhja e komisionit parlamentar e parapare te zhvillohej dje, eshte shtyre per nje afat te pacaktuar kohor.

Njeri nga udheheqesit e komisionit, Lubomir Kragovic, ka thene se do te insistoje qe sa me shume mbledhje te ketilla te mbahen ne Kosove, ne perputhje me, sic ka thene, vendimet e ketij komisioni.

Mirepo, keshilltari ne Ministrine e Puneve te Brendshme ne Kosove, Rexhepi, thekson se perfaqesuesit e Qeverise se Serbise duhet t'i respektojne edhe ne te ardhmen ligjet e Republikes se Kosoves. "Ne do te vazhdojme te respektojme ligjin, i cili shume qarte percakton procedurat se si duhet te sillen delegacionet e huaja ne rast se vizitojne Kosoven. Nuk dua te paragjykoj, por delegacionet qe i injorojne dhe nuk i respektojne keto procedura, nuk do te lejohen te hyjne zyrtarisht ne territorin e Kosoves, ndersa privatisht ate mund ta beje cdokush", konsideroi Rexhepi.

Precedenti

Zyrtaret e Qeverise se Kosoves, kohe me pare, i kishin ndaluar hyrjen ne Kosove dhe ministrit serb per Kosoven, Goran Bogdanovic, duke u angazhuar se nuk do te lejojne zhvillimin e vizitave te zyrtareve serbe, e te cilat, sic thuhej, kane per qellim tensionimin e situates dhe dergimin e mesazheve politike te banoret serbe ne Kosove.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›