E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali e nis mbarë, Interi jo

Real Madridi e ka nisur mbarë aventurën evropiane duke fituar në Zagreb ndaj Dinamos së Beqirajt me rezultat minimal, 1-0. Ndryshe shkuan gjërat për Interin, i cili u befasua në shtëpi nga Trabzonspori. Bayerni u tregua i sigurt ndaj Villarrealit, kurse Man Utd ndau pikët me Benficën. Napoli i Xhemajlit nxori një pikë përballë Manchester Cityt, derisa Baseli i Shaqirit dhe vëllezërve Xhaka fitoi në duel me Otelul Galati. Nga Express më 14 shtator 2011 në ora 22:56

Real Madridi e ka filluar mbarë kampanjën e Ligës së Kampionëve duke fituar me rezultat minimal 1:0 në Zagreb ndaj Dinamos së Fatos Beqirajt, në kuadër të Grupit D. Angel Di Maria e ka realizuar golin e fitores së madrilenëve në minutën e 53-të, kurse Marcelo është ndëshkuar me karton të kuq në atë të 73-të.

Në Grupin A, Napoli i Blerim Xhemajlit regjistroi një barazim të vlefshëm në shtëpi të Manchester Cityt, 1:1. Cavani i kaloi në avantazh italianët, kurse Kolarov i barazoi shifrat. Në ndeshjen tjetër, Bayerni e ‘pushtoi’ Spanjën, duke fituar në shtëpi të Villarrealit, 2:0.

Interi e pësoi humbjen e dytë në harkun e katër ditëve. Pas humbjes nga Palermo, ekipi italian u tregua i pafuqishëm në shtëpi përballë ekipit modest turk, Trabzonspor, i cili iu falënderua golit të Celustkas, në pjesën e dytë.

Skuadra e vetme ku aktivizohen futbollistët shqiptarë që shënoi fitore ishte Baseli i Xherdan Shaqirit dhe vëllezërve Taulant e Granit Xhaka. Kampioni zviceran e mposhti skuadrën rumune Otelul Galati falë dy golave të veteranit Alexander Frei.

Liga e Kampionëve

Grupi A

Rezultatet
Man City – Napoli 1:1
Villarreal – Bayern M. 0:2

Tabela
1. Bayern3
2. Napoli1
3. Man City1
4. Villarreal0

Grupi B

Rezultatet
Inter – Trabzonspor0:1
Lille – CSKA M.2:2

Tabela
1. Trabzonspor 3
2. CSKA 1
3. Lille1
4. Inter0

Grupi C

Rezultatet
Basel – Otelul Galati2:1
Benfica – Man Utd1:1

Tabela
1. Basel3
2. Man Utd1
3. Benfica1
4. Otelul Galati0

Grupi D

Rezultatet
Ajax – Lyon 0:0
Dinamo Z. – Real M.0:1

Tabela
1. Real3
2. Lyon 1
3. Ajax1
4. Dinamo0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›