E Diel, 1 Nëntor 2026

Indi/ Mbi 30 të vdekur nga një aksidenti automobilistik

Të paktën 30 persona humbën jetën nga rrëzimi në humnerë i një automjeti në jug të Indisë. Sipas policisë lokale, makina ku ndodheshin 30 viktimat, mes të cilëve edhe 10 fëmijë, është rrëzuar në humnerë dhe më pas ka marrë flakë.

"Makina devijoi duke rënë në një humnerë të thellë, çka provokoi shpërthimin e serbatorit të saj", njoftoi agjencia indiane e lajmeve "Press Trust of India".

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shkalla e aksidenteve rrugore në Indi është nga më të lartat në botë, madje edhe përpara Kinës. Rreth 110 000 persona humbin jetën çdo vit në Indi nga këto lloj aksidentesh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›