Miqesorja me Andorren, "dopio" shanse per te rinjte
Jane disa lojtare te rinj dhe premtues, te cilet trajneri Josip Kuzhe i ka grumbulluar per dy ndeshjet miqesore me Malin e Zi dhe Andorren. Ne Podgorice zbriti ekipi me lojtaret veterane, ndersa ndaj Andorres do te luajne te rinjte, te cilet pervec nje vendi ne formacion deshirojne qe te bien ne syte e menaxhereve te ndryshem, me qellim qe sezonin tjeter futbollistik ata te kene mundesi qe te kalojne ne ekipe te huaja. Elis Bakaj, lojtar i Dinamos dhe futbollisti me i mire i sezonit te fundit ne Kategorine Superiore deklaroi se synon qe te siguroje nje vend ne ekipin kombetar, si dhe te kete me shume mundesi per te kaluar ne skuadra te huaja evropiane. - "Kjo ndeshja na vlen shume," - tha Bakaj. - "Do te perpiqem qe te shfrytezoje ne maksimum cdo minute qe do te kem ne dispozicion, per kete takim, edhe pse do te jete nje miqesore. Mendoj se edhe lojtaret e tjere qe jane grumbulluar kane synime te njejta,' shtoi mesfushori i Dinamos. Bakaj ka qene pjese e kuqezinjve edhe ne disa ndeshje te kaluara dhe synon qe te largohet gjate merkatos se veres per te luajtur ne nje kampionat me te forte. Nje paraqitje e mire, ndaj Andorres do te thote shume, per mesfushorin 23 vjecar. Dy skuadra rumune dhe nje ekip i bundesliges se dyte ne Gjermani jane te interesuara per kartonin e lojtarit. Edhe futbolliste te tjere te kampionatit shqiptar, si Vila, Veliu, Lila, Bicaj, apo Jonuzi e Bala synojne qe te jene ne qender te vemendjes, per te perfituar pervec besimit te trajnerit Kuzhe, edhe kalimin ne nje kampionat prestigjioz, gjate merkatos se diteve te ardhshme.