E Diel, 1 Nëntor 2026

Mitrovicë, mbahen zgjedhjet

Në komunën e Mitrovicës mbahen zgjedhjet serbe, zgjedhje të cilat janë cilësuar të jashtëligjshme nga autoritetet e Kosovës.
Përfaqësues të qeverisë së Kosovës dhe Zyrës civile ndërkombëtare, thonë se zgjedhjet lokale serbe në veri të Mitrovicës, të organizuara nga Serbia ditën e diel, janë të kundërligjshme dhe se rezultatet e tyre nuk do të njihen, ndërkohë që u kanë kërkuar që të bashkëpunojnë me qeverinë e Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuci, thotë se me organizimin e zgjedhjeve në veri të Mitrovicës, Serbia sa po thellon hendekun në raportet Kosovë-Serbi dhe po rëndon pozitën e pakicës serbe në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›