E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gasperini, i befasuar

Nga Express më 28 qershor 2011 në ora 17:11

Gian Piero Gasperini ishte i befasuar që mori ftesë për të udhëhequr Interin dhe tani synon të vazhdojë ndërtimin e fondacionit të suksesshëm aktual.

Italiani 53 vjeç i shkarkuar nga Genoa në nëntor të vitit të kaluar, u emërua trajneri i Interit javën e kaluar si pasardhës i Leonardos, pas refuzimit të disa strategëve të mëdhenj si Fabio Capello dhe Guus Hiddink.

“Jam krenar që jam këtu në Inter. Më ka ardhur si befasi e madhe, por tani jam i vendosur të arrij rezultate të mira, të kalojmë një sezon të madh”, tha Gasperini për Inter Channel.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›