E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një ditë pa kryeministrin

Nga Express më 28 qershor 2011 në ora 15:30

Bullgarëve u ka ardhur në “majë të hundës” emri dhe fytyra e kryeministrit të vendit të tyre, Boyko Borisov.

Kjo duket qartë në nismën më të fundit, që është ndërmarrë nga qytetarët në rrjetin shoqëror Facebook.

Ata e kanë quajtur nismën “Një ditë pa Boyko Borisov”, kjo pasi kryeministri i tyre është i kudondodhur në media.

Dita pa Borisovin do të mbahet më 5 korrik, dy vite pas marrjes së pushtetit pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme, me afërsisht 50 për qind të votave.

Thirrja për këtë protestë është lëshuar në Facebook dhe brenda një dite, mbi 1200 persona i janë përgjigjur ftesës për pjesëmarrje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›