Marseille kthen Drogban?

Gazetat e përditshme në Francë, janë mbushur sot me shkrime rreth një rikthimi të mundshëm të Didier Drogbas në Marseille aty nga ku Chelsea e transferoi sulmuesin në vitin 2004.
Zyrtarët në “Veledrom”, janë duke shikuar mundësin e gjetjes së mjeteve financiare në mënyrë qe të përmbushin kushtet për rikthimin e Drogbas, i cili merr rrogë të majme te Chelsea.
Transferimi mund të jetë i mundshëm sidomos tashme pas ardhjes së trajnerit Andrea Villas Boas, i cili sipas mediave në ishull, dëshiron të freskojë sulmin me lojtarë të ri. Përveç klubit francez Drogba kërkohet edhe nga gjigandi turk, Galatasaray.