E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tottenham ofron katër futbollistë për Cahillin

Nga Express më 28 qershor 2011 në ora 19:05

Tottenham Hotspur ka ofruar Sebastien Bassong, Robbie Keane, Jermaine Jenas dhe Alan Hutton për qendërmbrojtësin e Bolton Wanderers, Gary Cahill.

Sipas të përditshmes angleze Daily Mail, Tottenham ka bërë ofertë të jashtëzakonshme për të parandaluar reprezentuesin anglez t’i bashkohet rivalit të tyre të qytetit Arsenalit, duke ofruar katër futbollistë në shkëmbim për shërbimet e Cahillit.

25 vjeçari ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Bolton, pas transferimit nga Aston Villa më 2008 për 5 milionë funte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›