E Shtunë, 31 Tetor 2026

Macheda preferon Premierligën

Nga Express më 28 qershor 2011 në ora 20:07

Federico Macheda ka bërë të ditur se dëshiron të mbetet në Premierligë, pas përfundimit të periudhës së vështirë të huazimit në Sampdoria.

Macheda, 19 vjeç, u kthye në vendlindjen e tij në janar duke u huazuar te Sampdoria, por nuk arriti të shënojë asnjë gol në 14 paraqitje në Serie A, ndërsa skuadra humbi statusin në elitën e futbollit italian.

“Nuk ishte lehtë të shkoj nga Manchester United në Sampdoria dhe të luftoj për mbijetesë. Kam dashur të fitoj përvojë në Itali, por tani dua te mbetem në Premierligë. Anglia është më e përshtatshme për futbollistët e rinj”, tha Macheda për Sky Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›