E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në City për trofe

Nga Express më 06 korrik 2011 në ora 08:36

Gael Clichy e la Arsenalin dje për t’iu bashkuar klubit Manchester City, duke thënë se ky klub po përmirësohet. Mbrojtësi i krahut francez nënshkroi të hënën një kontratë katërvjeçare me klubin nga Manchester për shtatë milionë funte dhe thotë se në këtë klub do të fitojë trofe dhe kështu do t’i jep fund odisejadës gjashtëvjeçare pa fituar trofe në Emirates.

Gjatë kohës sa ai ishte në Arsenal sezonin e fundit, City arriti që në fund të jetë në vendin e tretë dhe të fitojë kupën FA. “Jam bashkuar sepse dua të fitoj. Vit pas viti e kam parë që ky klub po bëhet i fortë. Ata kanë lojtar të rinj dhe emra të mëdhenj të futbollit, dhe City po bëhet një skuadër e madhe”, tha Clichy.

“Sezonin e kaluar ata fituan kupën FA, përfunduan një pozitë para Arsenalit dhe sezonin që vjen besoj se do të jemi edhe me lart”. Ai po ashtu ka thënë se mënyra se si humbën në finale të Carling Cup me Arsenalin ishte një arsye shtesë pse ai ka dëshiruar që të largohet nga Topxhinjët.

“Arsenali filloj mirë, por në fund dështuam. Kjo tregon se në ekip duhet të kesh emra të mëdhenj. Ekipi çdo herë kishte vështirësi kur në formacion nuk ishin Cesc dhe Van Persie. Andaj për këtë jam larguar”, shtoi ai në fund.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›