E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gastriti, zbuloni ilacet që e provokojnë

LIVERPUL- Shqetësimet që sjell në organizëm gastriti shpeshherë konsiderohen si një e keqe me të cilën duhet të bashkëjetojmë, por zbulimet të fundit hedhin poshtë bindjet tona dhe na tregojë si mund ta parandalojmë atë.

Studiuesit na kërkojnë të reflektojmë mbi sasinë e ilaceve dhe medikamenteve që përdorim, pasi ato ndikojnë në krijimin e gastritit, vecanërisht kur bëhet fjalë për ilace anti-inflamatore. Në këtë konkluzion kanë arritur kërkuesit e Universitetit të Liverpulit. Studimi është publikuar në gazetën “La Repubblica”.

Të konsideruara si medikamente pa efekte anësore shumë anti—inflamator jepen lehtësisht nga farmacitë për pacientët. Studiuesit japin edhe njëherë këshillën: Merrini këto ilace vetëm në raste të domosdoshme dhe nën rekomandimin e mjekut.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›