E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, 3 të arrestuar për gjobëvënie e grabitje

TIRANE- Tre persona janë arrestuar nga efektivat e drejtorisë së policisë së Tiranës pasi akuzohen për vjedhje me armë dhe më dhunë, si dhe shtrëngim për dhënie pasurie të një taksisti.

Arrestimi është kryer në kuadër të një operacioni të organizuar gjatë orëve të natës. Ndërsa është shpallur në kërkim i katërti, posedues i armës me të cilën dyshohet se është kryer vjedhja e taksitit.

Të arrestuarit janë Bujar Selam Leka, 21 vjeç, banues në Kamëz Tiranë, Eduart Lutfi Muja, 28 vjeç, banues në Kukës dhe Murat Bajram Rexha, 19 vjeç, lindur e banues në Kukës. Po ashtu është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale V.K, 27 vjeç, banues në Lezhë, posedues i armës me të cilën është kryer vjedhja me armë e taksitit.
VJEDHJA
Nga hetimet rezulton se Bujar Leka, i punësuar në aktivitetin privat të shtetasit G.M, i ka vjedhur makinën  këtij të fundit, më 17 shtator, në bashkëpunim me 3 të arrestuarit e tjerë, dhe më pas e ka kërcënuar dhe kanosur duke i marrë 4 mijë euro. Pas denoncimit policia është vënë në zbulimin dhe kërkimin e autorëve.
 
ARRESTIMI
Vetë zyrtarët e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dolën në një konferencë për shtyp, sot paradite, për të dhënë detaje mbi operacionin dhe arretimet.  Kapja dhe më pas arrestimi i tre të rinjve është bërë pas një pune disa javore investigative dhe hetimore. Gjithashtu policia ka dokumentimin ligjor dhe implikimin e tyre edhe në vjedhjen me armë të shtetasve Fatjon dhe Edison Pepkolaj, më  04 mars 2011, në fshatin Kasallë të Tiranës.
Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e Eduart Mujës në qytetin e Kukësit, u gjend në cilësinë e provës materiale automjeti tip “Benz”, me targë Tr. 6245 I, automjet i cili është vjedhur me armë më datë 11 shtator 2011, një shtetasi në fshatin Çekrezë Tiranë.

Policia dyshon se të arrestuarit janë dhe autorë të disa vjedhjeve. Materialet iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale te “vjedhjes me armë” e kryer në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 140-25 i Kodit Penal për shtetasit Bujar Leka dhe Murat Rexha dhe për “Përvetësim të mallrave të vjedhur”, neni 287/b i KP, për shtetasin Eduart Muja.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›