Librazhd, shpërthim në vend grumbullimin e skrapit, vdes punëtori
LIBRAZHD- Një shpërthim në vendgrumbullimin e skrapit në Librazhd i ka marrë jetën një punëtori 24-vjecar. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në vendin e quajtur kthesa e Murrashit përgjatë aksit Librazhd-Elbasan, ku punëtori Besnik Bala po mblidhte skrap.
Fillimisht u dyshua se shpërthimi mund të jetë shkatuar nga një predhe, por ekspertët që shkuan në vendngjarje sqaruan se shpërthimi mund të ketë ardhur nga një bombël gazi, të cilën punëtori ka qënë duke e prerë për skrap.
Policia e Librazhdit ka bërë ndalimin e pronarit të vendgrumbulli8mit të makinave të vjetra dhe skrapit, ndërkohë që hetimet për ngjarjen vazhdojnë.
(m.a/BalkanWeb)