Scheffer: Dera e NATO-s mbetet e hapur
Budapest-Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jaap de Hoop Scheffer në deklaroi sot nga Budapesti se zgjerimi i NATO-s vazhdon të mbetet në rendin e ditës të Aleancës, veçanërisht për të garantuar vazhdimësinë e procesit të stabilizimit të Evropës. "Dera do të mbetet gjithmonë e hapur për anëtarët e ardhshëm", njoftoi ai gjatë një konference për festimin e përvjetorit të dhjetë të pranimit të Hungarisë, Republikës Çeke dhe Polonisë. "Zgjerimi i NATO-s mbetet një nga strategjitë kryesore për konsolidimin e Evropës", nënvizoi ai.
Gjatë samitit të saj të ardhshëm më 3 dhe 4 prill në Strasburg (Francë) dhe Kehl (Gjermani), NATO do të presë Kroacinë dhe Shqipërinë si anëtare të reja të Aleancës. Ukraina dhe Gjeorgjia kërkojnë gjithashtu të integrohen, por kërkesa e tyre u refuzua gjatë samitit të mëparshëm, në Bukuresht në pranverën e vitit 2008.
Vala e parë e zgjerimit të NATO-s u zhvillua më 12 mars 1999, dhjetë vjet pas rënies së komunizmit në Evropën Lindore, me pranimin e Hungarisë, Republikës çeke dhe Polonisë, që të trija ish-anëtare të Paktit të Varshavës. Kjo valë e parë "i dha fund për mirë Luftës së Ftohtë", vlerësoi sot Scheffer.
Ministrja hungareze e Punëve të Jashtme, Kinga Goncz, nënvizoi gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të zgjerimit: "Duhen të sigurohen të gjithë ata që duan dhe që përmbushin kriteret se mund të pranohen".