E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, pranga 2 agjentëve të policisë kriminale për shpërdorim detyre

TIRANë- Policia e Tiranës ka arrestuar dy agjentë të policisë kriminale nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Përmes një deklarate për mediat, policia bën të ditur se ka arrestuar në flagrancë shtetasit Preng Froku, 43 vjec me detyrë ndihmës specialist në seksionin kundër krimeve ndaj Pronës në Komisariatin e Policisë Nr 3 në Tiranë dhe Besnik Preni, 34 vjec me detyrë Ndihmës Specialist në Seksionin Kundër Krimeve ndaj Pronës në Komisariatin e Policisë Nr 3, në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë.

Pas një hetimi dy mujor të policisë rezultoi se agjentët kishin lidhje me hajdutët e autobusëve. Ata do të përballen me akuzën e “Korrupsionit Pasiv të personave që ushtrojnë funksione Publike”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›