E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestime të reja në Turqi

Policia në Turqi ka arrestuar së paku 19 zyrtarë të forcave të armatosura, përfshirë këtu edhe katër gjeneralë, në kuadër të hetime në lidhje me komplotin e dyshuar kundër qeverisë me rrënjë islamike në Ankara, ka njoftuar agjencia turke e lajmeve, Anadollu.

Televizioni privat NTV ka njoftuar për madje 95 arrestime.

Hetimet që po vazhdojnë për muaj të tërë, deri tani kanë rezultuar me ngritjen e aktakuzave kundër rreth 40 oficerëve.

Ata akuzohen për planifikimin e rrëzimit të kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, i cili për vite të tëra po angazhohet për zvogëlimin e ndikimit të ushtrisë në politikën e Turqisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›