E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gates kërkon aksion kundër Phenianit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, tha se Korea e Veriut duhet të ballafaqohet me pasoja, për fundosjen e luftanijes jug-koreane në muajin mars.

Duke folur në samitin e sigurisë në Singapor, Gates tha se “nëse nuk ndodh asgjë, ky do të ishte një precedent i keq”.

Ai nuk ofroi detaje tjera më të hollësishme.

SHBA-ja dhe Koreja e Jugut dëshirojnë që Kina të jep pëlqimin për një dënim të ri ndërkombëtar të Koresë së Veriut.

Të premten, Seuli e nxori rastin në Këshillin e Sigurimit.

Në anën tjetër, presidenti i Koresë së Jugut hodhi sot poshtë mundësinë e hyrjes në luftë me Korenë e Veriut.

“Nuk ka absolutisht asnjë mundësi për shpërthimin e luftës gjithëpërfshirëse në Gadishullin e Koresë”, deklaroi presidenti Lee Myung Bak.

Ishte kjo hera e parë që nga fundosja e luftanijes ju-koreane që presidenti i Koresë së Jugut e përjashtoi mundësinë e luftës kundër Koresë së Veriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›