E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtria izraelite pushton anijen irlandeze

Anija irlandeze "Rachel Corrie" u pushtua nga marina izraelite. Anija tashme po lundron drejt portit izraelit të Ashdod. Të gjithë pasagjerët në bord janë të mirë dhe "pushtimi" nga ushtria izraelite është bërë pa luftë.

Ushtria izraelite ka konfirmuar se forcat speciale kane hipur në anijen irlandeze Rachel Corrie pa asnjë rezistencë nga ekuipazhit dhe pasagjerëve. Çdo gjë u zhvillua pa dhunë, tha zëdhënësi i ushtrisë.

Ushtarët mbërritën nga deti me anije dhe barka të vogla dhe nuk kanë rënë me helikopter si të hënën në anijen MAVI, vranë 19 vetë.

Anija irlandeze lundronte drejt në Rripin e Gazës me qëllimin për te dërguar ndihma atje. Ajo kishte injoruar kërkesat e Marinës Izraelit për të ndryshuar kursin e lundrimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›