E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Qaida në Irak është dobësuar

Forcat amerikane dhe ato irakiane gjatë 90 ditëve të kaluara kanë arrestuar apo vrarë 34 nga 42 udhëheqësit kryesor të Al Qaidës në Irak, duke dëmtuar dukshëm kreu e kësaj organizatë dhe duke e detyruar atë që të rigrupohet, ka deklaruar gjenerali amerikan, Ray Odierno.

Odierno, komandant i forcave amerikane në Irak, theksoi se Al Qaida në Irak është duke punuar për të ri-organizuar kreun e vet, përkundër trysnisë ushtarake që po ushtrohet ndaj këtij grupi.

“Gjatë 90 ditëve të kaluara, ne ose kemi arrestuar ose kemi vrarë 34 nga 42 udhëheqësit kryesor të Al Qaidës në Irak. Megjithatë, ne asnjëherë nuk do të zhvendosim vëmendjen nga Al Qaida. Do ta përcjellim përgjithmonë këtë organizatë”, tha Odierno gjatë një konference për shtyp në Pentagon.

SHBA-ja ja ka dorëzuar forcave irakiane kontrollin mbi situatën e sigurisë dhe është duke punuar që të tërheq nga Iraku të gjitha forcat luftarake deri në gusht. Planifikohet që pas 1 shtatorit në Irak të mbesin të stacionuar vetëm 50 mijë ushtarë amerikanë, të cilët do të jenë përgjegjës për trajnimin e forcave irakiane.

Aktualisht, në Irak janë të stacionuar 88 mijë ushtarë amerikanë dhe 90 mijë kontraktues.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›