E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gates përshëndet vendimin e shtimit të trupave ushtarake në Afganistan


Robert Gates vizitoi të mërkurën forcat komando të SHBA-së në Afganistan, duke premtuar se okej-i i dhënë nga Obama për të dërguar 30.000 trupa shtesë do t'u plotësojë atyre nevojat për të luftuar Talibanët
Gates tha se SHBA plotësonte të gjitha nevojat për ta kryer misionin në Afganistan të suksesshëm. Trupat shtesë pritet të dërgohen në zonën e luftës gjatë verës, me qëllim që të luftojë talibanët dhe militantët në Afganistan.
Gjithashtu sipas strategjisë së Obamës pritet një tërheqje graduale SHBA duke filluar nga korriku i vitit 2011.
Shefi i misionit të SHBA-së dhe NATO-s Gjenerali Lejtnant William Caldwell, i cili është duke trajnuar një mision në Kabul, tha se Uashingtoni kishte vendosur një objektiv për të zgjeruar forcat afgane të sigurisë në 50 për qind. Kjo shtoi Caldwell mund të arrihet para se trupat amerikane të fillojnë të largohen.
Shtetet e Bashkuara kanë rreth 68.000 ushtarë në Afganistan, ndërkohë aleatët e tjerë kanë kontribuar me 42.000 trupa të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›