E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina u kërkon vendeve të zhvilluara të mbështesin vendet e varfëra në luftën me klimën

Ambasadori i Kinës në Danimarkë për çështjen e klimës, ditën e mërkurë u bëri thirrje vendeve të zhvilluara që të ofrojnë më shumë ndihmë për vendet që janë duke luftuar me ndryshimet e klimës.
"Vendet e zhvilluara duhet të sigurojnë mbështetje financiare për vendet në zhvillim dhe kjo nuk është një punë që bëhet për bamirësi. Kjo është për shkak se si krijuesit e problemit jetik të klimës duhet të përmbushin detyrimet e tyre ligjore," u tha Yu Qingtai gazetarëve në Kopenhagen, ku delegatë nga 192 vende janë mbledhur për të diskutuar çështjen e klimës.
Bisedimet dështuan për disa muaj ndërmjet vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim, rreth kushteve të vëna ndërmjet tyre.
Ambasadori i Kinës Yu mbajti një qëndrim pozitiv në drejtim të vendeve në zhvillim ku vuri gishtin e fajit në drejtim të vendeve të zhvilluara.
"Sipas llogaritjes nga shkencëtarët më shumë se 80 për qind të gazeve sere që lëshohen në atmosphere shkaktohet nga vendet e zhvilluara," tha Yu.
Kina kërkon që vendet e zhvilluara të ofrojnë për vendet e varfëra një ndihmë me vlerë 1 ose 1,5 për qind të të ardhurave të tyre kombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›