E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiorentina sërish mposht Liverpoolin


Skuadra e Liverpoolit është treguar sërish e pafuqishme përballë Fiorentinas. Ekipi italian përmbysi rezultatin në Anfield për të shënuar fitore prej 2-1.
Të Kuqtë kaluan të parët në epërsi me një gol të shënuar nga Yossi Benayoun (43'). Skuadra vjollcë barazoi rezultatin me golin e shënuar nga Martin Jorgensen në minutën e 63-të.

Ndërsa vendin e parë në Grupin E, Fiorentinas ia siguroi Alberto Gilardino me një gol të shënuar në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Në takimin tjetër të këtij grupi, Lyoni ka shkatërruar Debrecenin, duke e mposhtur me rezultat 4-0.

Pas xhiros së fundit, Grupit E i prin Fiorentina që kualifikohet së bashku me Lyonin, ndërsa Liverpooli do të garojë në Europa League.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›