Gati 20 padi vënë në pikëpyetje pesë imunitete
Fluks padish në Gjykatë dhe Prokurori. Në krye të listës, kryeministri Berisha
Laureta Rryçi
Politikanët kanë lënë foltoren e politikës dhe janë zhvendosur në sallat e gjyqit për t’i treguar vendin njëri-tjetrit. Tensionet nisën që në muajin shtator, kur filluan dhe pakënaqësitë e para pas zgjedhjeve, të cilat u shoqëruan me kallëzime të herëpashershme në Prokurorinë e Tiranës. Mirëpo këto dy javët e fundit shifrat e padive civile i kanë thyer të gjitha rekordet, duke shënuar afro 20 padi civile dhe penale. Edhe pse të depozituara disa në Prokurori dhe disa nëpër gjykata, sërish paditë duket se mblidhen në një pikë të Kushtetutës. Për të shqyrtuar të gjitha këto kërkesa, si prokurorët, ashtu edhe gjyqtarët do të përballen me “imunitetin” që i mbron gjithë këtë kohë politikanët për të “vjellë” ndaj njëri-tjetrit sipas oreksit. Të gjitha këto rrezikojnë jo pak, por pesë mandate deputetësh. Në krye të listës është kryeministri Sali Berisha dhe më pas vijnë ministrat Sokol Olldashi, Fatmir Mediu, ish-ministri Aldo Bumçi dhe deputeti Fatos Hoxha.
Fluksi
Nis fluksi i padive të politikanë drejt Gjykatës. Beteja politike me fyerje dhe akuza tashmë është zhvendosur në Gjykatë, ku janë regjistruar numri më i lartë i padive civile të shënuara ndonjëherë gjatë këtyre viteve. Këto padi pritet të vënë në pikëpyetje disa imunitete të fituara gjatë zgjedhjeve të fundit. Më të rrezikuar janë përfaqësuesit e Partisë Demokratike, me në krye kryeministrin e vendit, Sali Berisha. Padinë e parë, e cila i ka rënë me short për ta gjykuar gjykatëses Teuta Hoxha, e ka bërë Bashkia e Tiranës. I paditur është shefi i qeverisë. Bashkia e Tiranës kërkon që Gjykata e Tiranës të detyrojë kryeministrin Berisha të përgënjeshtrojë akuzat dhe ta detyrojë atë të paguajë dëmin jopasuror të shkaktuar nga cenimi i dinjitetit në shumën e 20 milionë lekëve. Padia e dytë është bërë nga kryetari i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Ky i fundit ka paditur Partinë Demokratike dhe kërkon që Gjykata ta detyrojë këtë parti të përgënjeshtrojë akuzat e saj që i kanë shkaktuar cenim të dinjitetit. Sërish padia e shkaktimit të dëmit mban shumën e 20 milionë lekëve. Por kryeministri i vendit është i paditur edhe nga kreu demokristian, Nard Ndoka, i cili vleftën e dëmshpërblimit ia lë në dorë Gjykatës, ndërsa kërkon që kryeministri të përgënjeshtrojë akuzat e tij që sipas Ndokës i kanë cenuar dinjitetin.
Ka edhe politikanë të tjerë të paditur për shpifje, si për shembull ministri Sokol Olldashi, ish-ministri Aldo Bumçi, të paditur nga Bashkia e Tiranës për shpifje, apo kryeparlamentarja e Jozefina Topalli, e paditur për padi dëmi nga biznesmeni Koço Kokëdhima.
Vetëm pak ditë më parë, dy padi civile u depozituan edhe ndaj ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu. Këto padi do të shqyrtohen nga Gjykata e Lartë dhe do të jetë kjo e fundit që mund të vërë në pikëpyetje mandatin që e shpëtoi herën e parë ish-ministrin e Mbrojtjes.
Kompania “Edil Al” ka paraqitur një tjetër padi civile po për shpifje ndaj kryeministrit Berisha, ku kërkohet përgënjeshtrimi i akuzave të bëra kohët e fundit nga foltorja e qeverisë.
Ashpërsimi
Javët e fundit gjuha politike u ashpërsua ndjeshëm ku kryeministri Berisha nuk ngurroi të akuzojë kreun e opozitës Rama për dhunë ndaj grave dhe si kreu i kupolës mafioze në kryeqytet. Berisha akuzoi edhe disa biznesmenë e deputetë të PS-së si pjesëtarë të kupolës dhe të lidhur me këtë mafia. Pas këtyre deklaratave kanë reaguar të gjithë biznesmenët që u përfolën nga kryeministri duke deklaruar se padia civile në gjykatë do të vërtetojë të vërtetën e bizneseve të tyre dhe se kryeministri më pas do të detyrohet t’i përgënjeshtrojë të gjitha ato që ka thënë.
Imuniteti që po i shpëton politikanët nga ndëshkimi
Paprekshmëria e deputetit sanksionohet në Nenin 73 të Kushtetutës. Qëllimi kryesor i zbatimit të rregullave mbi imunitetin parlamentar është garantimi i funksionimit më të mirë të Parlamentit. Imuniteti parlamentar nuk është privilegj personal i deputetit sepse disa mendojnë që do të mbrojnë veten, do të lënë imunitetin etj. Në të thuhet se prokurori i Përgjithshëm, para se të fillojë ndjekjen penale ndaj deputetit, duhet të kërkojë autorizim nga Kuvendi. Sipas konstitucionalistëve, në këtë vështrim deklaratat e deputetëve, të njërit apo tjetrit krah, se “ne jemi të gatshëm ta lëmë imunitetin ose ne jemi të gatshëm të firmosim deklarata që po të akuzohemi nuk na duhet më imuniteti”, megjithëse në konceptin e tyre kjo është një deklaratë politike morale, nga pikëpamja juridike nuk ka asnjë vlerë. Prokurori i Përgjithshëm, pavarësisht nga këto deklarata, nuk mund të bazohet as në deklarata, as në konferenca shtypi. Ai shikon Kushtetutën dhe ajo e detyron t'i drejtohet Parlamentit kur është çështja se duhet për ndjekje penale ndaj deputetit. Janë të pakta rastet kur imuniteti është hequr me vendim të Parlamentit. Këtë fat e kanë pasur figura qendrore të politikës, duke filluar nga ish-kryeministri Fatos Nano, që më pas u dënua me burgim në vitin 1993, dhe në vitin 1998 drejtuesi i opozitës së atëhershme Sali Berisha, pas disa ngjarjeve të dhunshme në Veri të vendit. Në vitin 2005 u rihap debati dhe pati deklarime publike për lënie imuniteti në mënyrë kolektive apo ide të ngjashme. Gjatë këtyre viteve të fundit imunitetin me vendim Parlamenti e humbën edhe dy ish-ministra të qeverisë “Berisha”, Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu
14 Dhjetor 2009