E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërkombëtarët, të shqetësuar për çështjen e imunitetit në vendin tonë



Skaneri ndërkombëtar për Shqipërinë konstaton se Parlamenti ende nuk ka zgjidhur çështjen e limitimit të imunitetit të pjesëtarëve të tij. Referuar Parlamentit, përgjithësisht mund të vlerësohet si progresiv plotësimi i pjesës më të madhe të standardeve ndërkombëtare, sa i takon zgjedhjeve parlamentare. Komisioni Europian, por jo vetëm, janë shprehur se për shkak të zgjedhjeve klima politike është përkeqësuar dhe kjo pengon kryerjen e reformave. Ndërkombëtarët në jo pak deklarata kanë theksuar se imuniteti nuk duhet të mbetet thjesht çështje deklaratash, por të ndërmerret nismë konkrete.

Paditë e politikanëve

Paditë, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. 4 (katër) kallëzime për fillimin e çështjeve penale kundër:

1. Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, për kryerjen e veprës penale të shpifjes së qëllimshme ndaj Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit të saj për shkak të kryerjes së veprimtarisë shtetërore, në lidhje me shitjen e tokës te “Tajvani”, si dhe dhënien e lejeve të ndërtimit “në kundërshtim me ligjin” – parashikuar nga Neni 240 i Kodit Penal.

2. Funksionarit të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, për kryerjen e veprës penale të shpifjes së qëllimshme ndaj Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit të saj për shkak të kryerjes së veprimtarisë shtetërore, në lidhje me shitjen e tokës te “Tajvani”, si dhe dhënien e lejeve të ndërtimit “në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga Neni 240 i Kodit Penal.

3. Kryeinspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Hekuran Hoxhalli, për kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës, në lidhje me vendimin për prishjen e objektit 12- katësh, datë 07.12.2009, parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.

4. Drejtorit të Policisë së Qarkut Tiranë, Tonin Vocaj për kryerjen e veprës penale të ushtrimit të dhunës dhe shpërdorimit të detyrës, në lidhje me tubimin e datës 5 dhjetor 2009 – parashikuar nga nenet 90 dhe 248 të Kodit Penal.

5. Zëvendësdrejtorit për Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, Gjergji Jorgo për kryerjen e veprës penale të ushtrimit të dhunës dhe shpërdorimit të detyrës, në lidhje me tubimin e datës 5 dhjetor 2009 – parashikuar nga nenet 90 dhe 248 të Kodit Penal.

Paditë civile
Depozitohen pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë 2 padi civile, me të paditur:

1. Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, me objekt “Detyrimi për përgënjeshtrim të deklaratave dhe detyrimin për pagimin e dëmit jopasuror të shkaktuar nga cenimi i dinjitetit në shumën 20.000.000 lekë” (shuma 20.000.000 lekë do të përdoret për blerjen dhe mbjelljen 1250 pemëve të llojit bli, gështenjë e egër dhe rrap, me cirkoferencë 24 milimetra). Të gjitha këto, në lidhje me deklaratat për shitjen e tokës te “Tajvani”, si dhe dhënien e lejeve të ndërtimit “në kundërshtim me ligjin”.

2. Partinë Demokratike, me objekt “Detyrimi për përgënjeshtrim të deklaratave dhe detyrimin për pagimin e demit jo pasuror të shkaktuar nga cenimi i dinjitetit në shumën 20.000.000 lekë” (shuma 20.000.000 lekë do të përdoret për blerjen dhe mbjelljen 1250 pemëve të llojit bli, gështenjë e egër dhe rrap, me cirkoferencë 24 milimetra). Padi bëhet për shkak të deklaratave të dhëna nëpërmjet sekretarit të saj organizativ, Aldo Bumçi, në lidhje me shitjen e tokës te “Tajvani”, si dhe dhënien e lejeve të ndërtimit “në kundërshtim me ligjin”.

14 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›